Edhe 10 laboratore tjera private janë licencuar nga MSH-ja për kryerjen e testeve për COVID-19.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ministria e Shëndetësisë, shkruan lajmi.net.
Të njëjtat janë të licensuara vetëm për kryerjen e testeve serologjike, dhe jo PCR.
Kjo është lista e katërt me laboratore private që MSH licenson për kryerjen e testeve për COVID-19.
Këto institucione do të jenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë Kosovare të Konkurrencës për dallaveret dhe kurdisjet e mundshme në çmim.