Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka marrë dy vendime të rëndësishme.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka anuluar tenderin 44 milionësh për mirëmbajtjen e rrugëve.
Si dhe kanë anuluar privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.
“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”./Front Online
https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10219039832847746