×
  • Lajme
  • Lajme

    Libani ngre aktakuzë kundër kryeministrit për shpërthimin në Bejrut

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Prokurori libanez që po e heton shpërthimin e verës së kaluar në portin e Bejrutit ka ngritur aktakuzë kundër kryeministrit të përkohshëm dhe tre ish-ministrave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e këtij shteti.

    Fadi Saëan ka ngritur aktakuzë kundër kryeministrit Hassan Diab, i cili dha dorëheqje nga posti disa ditë pas shpërthimit, por ka mbetur në pozitë si ushtrues i përkohshëm i detyrës. Aktakuza u ngritën edhe kundër ish-ministrit të Financave, Ali Hassan Khalil, dhe ish-ministrave të Punëve Publike, Ghazi Zaiter dhe Youssef Fenianos.

    Katër personat a akuzuan për neglizhencë që e solli shpërthimin, ku mbi 200 persona mbetën të vrarë e mijëra të tjerë u lënduan. Shpërthimi ishte shkaktuar nga ndezja e rezervave të mëdha të materialit shpërthyes, i cili ndodhej në port për vite të tëra me dijeninë e zyrtarëve të lartë të sigurisë dhe politikanëve.

    Këta individë janë zyrtarët më të lartë ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë deri më tani. Hetimet janë duke u zhvilluar në mënyrë sekrete. Shumë qytetarë janë të zemëruar me zhvillimin e ngadaltë të hetimeve, mungesën e përgjigjeve dhe me faktin që ende deri më tash nuk ishte ngritur aktakuzë ndaj zyrtarëve.

    Si pjesë e hetimeve, autoritetet i kanë ndaluar edhe rreth 30 zyrtarë tjerë të sigurisë, punëtorë të portit dhe zyrtarë të doganave.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    “Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e së shtunës në Gjonaj të Prizrenit. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur të dhënat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës, gjatë ditës së sotme ka parandaluar një kontrabandë me mish të freskët edhi. Sipas njoftimit të doganës, mishi po...
    Lajme14 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për gjendjen në veri e ka fajësuar...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali. Në pranga kanë rënë pesë...
    Sport14 Shtator 2024
    Manchester United arritur fitore të pastër 3-0 ndaj Southampton në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “St. Mary`s Stadium”, në kuadër të javës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.