×
  • Opinione
  • Opinione

    Letër mirënjohje për senatorin Bob Dole

    FrontOnline
    22 Korrik 2021

    Senatori Bob Dole, për më shumë se tri dekada,  dha kontribut të çmuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Në ditëlindjen e 98-të të senatorit Dole – 22 korrik 2021 – kujtojmë dhe vlerësojmë lartë përpjekjet e tij kritike për të parandaluar agresionin serb, duke i dhënë drejtim ndërtimit të paqes dhe pavarësisë për Kosovën si një shtet sovran. Janë tri veprime konkrete të cilat e bëjnë të veçantë kontributin e tij për 30 vjet, sa ka shërbyer si Senator i SHBA-ve dhe Drejtues i Shumicës.

    1. Senatori Dole udhëhoqi përpjekjet në Kapitol Hill për të mbështetur demokratizimin e Jugosllavisë, duke mbështetur të drejtën e shqiptarëve të Kosovës dhe të tjerëve, për vetëvendosje. Sipas ambasadorit amerikan Philip Kosnett, “Vizita e Dole më 29 gusht 1990 ishte pika e kthesës për lirinë e Kosovës. Vizita e tij ia  hapi sytë e bashkësisë ndërkombëtare për abuzimet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut. ”

    Sekretari i  Shtetit James A. Baker III, shkroi se para vizitës së Senatorit Dole në Beograd në qershor 1991 kishte shprehur “Shqetësimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në lidhje me abuzimet sistematike të të drejtave të njeriut kundër shqiptarëve të Kosovës,  që jetonin në gjendje lufte (ligj ushtarak) për dy vjet tani”. Kjo solli vijën e kuqe të Presidentit George W. Bush më 1992, “Vërejtja e Krishtlindjes”, duke kërcënuar  me një përgjigje të njëanshme ushtarake të SHBA-ve nëse Serbia ushtron dhunë kundër shqiptarëve të Kosovës. Pa paralajmërimin e Presidentit Bush, forcat serbe do të kishin shfryrë tërbimin e tyre në Kosovë, aty ku nisi konflikti Jugosllav.

    2. Senatori Dole siguroi mbështetje nga të dyja palët për ndërhyrjen ushtarake të Presidentit Bill Clinton më 1999 për të “parandaluar përsëritjen në Kosovë të asaj që kishte ndodhur në Bosnjë”.

    Ai dënoi masakrën e Raçakut, e cila solli Misionin Verifikues të Kosovës (KVM). Megjithatë, ai ishte një nga të parët që kolaudoi se KVM-ja nuk po punonte.

    Ai gjithashtu ndikoi në negociatat e Rambujesë. Sipas sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright: “Kur arrita në një pikë vërtet të vështirë në Rambuje, thirra senatorin Dole. Ai ka qenë vërtet fantastik. Ne biseduam shumë se si ta çojmë këtë proces përpara. Unë e thirra atë sepse nuk isha në gjendje t’i veja në lëvizje shqiptarët dhe ai e bëri atë. ” Megjithëse Rambujeja në fund dështoi, ishte e rëndësishme të shteroheshin të gjitha opsionet diplomatike duke e bërë kështu ndërhyrjen ushtarake një mundësi të fundit.

    Senatori Dole bashkëme kolegët e senatit amerikan si John McCain, John Warner, Joseph Lieberman, Christopher Dodd e rë tjerë, mobilizoi mbështetjen e të dyja palëve për aksionet e NATO-s, gjë e cila në fund ndikoi në vendimin e Presidentit Clinton për të ndërhyrë.

    3. Senatori Dole, kundërshtoi fuqishëm ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimin e territoreve. Më 24 gusht 2018, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se SHBA-ja nuk do të kundërshtonte një shkëmbim territorial midis Kosovës dhe Serbisë me kusht që Prishtina dhe Beogradi të punojnë për një “zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”. Senatori Dole kundërshtoi fuqishëm projektin e Millosheviçit, të ringjallur nga Aleksandar Vuçiq, për të ndarë Kosovën në baza etnike.  Ai mendonte se Serbia nuk duhet të fitoj përmes negociatave atë që nuk ia doli ta fitonte përmes spastrimit etnik. Për më tepër, senatori Dole kundërshtoi fuqishëm kërkesën e administratës Trump ndaj Qeverisë së Kosovës për koncesione nën kërcënimet për tërheqjen e forcave të SHBA-ve nga Bondsteel. Ai e kishte të qartë se prania e trupave amerikane ishte esenciale  për të parandaluar agresionin nga Serbia.

    Senatori Dole është një patriot amerikan i cili ka fituar respektin më të madh nga shqiptarët në të gjithë botën, në veçanti nga shqiptarët e Kosovës. Në ditëlindjen e tij, ne vlerësojmë rolin e tij të jashtëzakonshëm në Kosovë. Pa Senatorin Dole, Kosova nuk do të ishte e pavarur sot.

    Ne, gjithashtu nderojmë shërbimin e tij si një hero e veteran i luftës, shërbimin e tij për interesat e SHBA-ve gjithandej neper botë dhe përkushtimin e tij jetësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku thotë se...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Bashkëpunimi i autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në luftimin e imigrimit ilegal është një prej prioriteteve më të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me ata të KFOR-it dhe Eulexit kanë realizuar një trajnim të përbashkët...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi...
    Front TV25 Nëntor 2024
    Pak para përfundimit të mandatit të qeverisë Kurti, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë debat parlamentar më 2 dhjetor. Aty...
    Sport25 Nëntor 2024
    Llapi e ka mbyllur me epërsi minimale, 1:0 pjesën e parë të njërit prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.