Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim të muajit dhjetor, leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan ndërsa humbi terren me monedhën e përbashkët europiane, euron.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 103. 51 lekë ose 0.34 lekë më pak dhe euro u forcua lehtë me 0.03 lekë duke u kuotuar në vlerën e 123.81 lekëve.
Monedha vendase, ka fituar pikë të martën edhe ndaj paundit britanik dhe frangut zviceran.
Monedha britanike këmbehet me 138.12 lekë ose 0.35 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 114.26 lekë ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.
Këmbimi valutor vendas paraqitet i qëndrueshëm. Por sipas aktorëve të tregut, kemi hyrë në muajin dhjetor dhe për post luhatjeve që reflektohen nga furtunat ndërkombëtare, kërkesë oferta e lartë, diktuar nga festat e fundvitit, do të sjellin forcim të pozitave të lekut, luhatje e pritshme kjo, që karakterizon këtë sezon me sasi valute të shtuar në treg/ATSH.