×
  • Opinione
  • Opinione

    Leksionet e mëdha, trashëgimi nga Henry Kissinger

    Ahmed Charai
    17 Maj 2023

    Nga Ahmed Charai

    Si mund të vazhdojë Amerika ta udhëheqë botën pa liderë që mund të kombinojnë teorinë e lartë dhe pragmatizmin e bazuar…

    Më 27 maj, Henry Kissinger do të festojë ditëlindjen e tij 100-të. Një jetë shumë e gjatë dhe me pasoja të jashtëzakonshme në dy botë shumë konkurruese të diplomacisë dhe ideve. Pasi u largua nga Gjermania naziste, Kissingeri mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1938 si një adoleshent i pasionuar pas librit por pa ndonjë perspektivë të shpejtë në horizont.

    Tridhjetë vjet më vonë, ai do të udhëhiqte politikën e jashtme të SHBA-së, fillimisht si këshilltar për sigurinë kombëtare, më pas si Sekretar Shtetit i 2 presidentëve, Richard M.Nixon dhe Gerald R. Ford.

    Në vitin 1973, ai bashkë-fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Në 4 vitet e tij si Sekretar i Shtetit, ai ndihmoi në dhënien fund të luftës më të diskutueshme të Amerikës, asaj të Vietnamit, e ndau Kinën nga Rusia dhe rishikoi kufijtë e disa shteteve-kombe. Librat e tij, të mbushur me kërkime të kujdesshme dhe argumente të përpunuara, vazhdojnë të

    jenë në krye të listës së më të shiturve dhe të tërheqin vëmendjen e liderëve dhe mendimtarëve anembanë botës. Edhe kur kanë kaluar disa dekada pas largimit nga detyra, ai vazhdon të konsultohet nga drejtorët ekzekutivë, kandidatët presidencialë apo analistët.

    Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e kryesuar nga një burrë tjetër i madh, një patriot dhe një nga njerëzit më të ndritur të establishmentit amerikan, John Hamre, organizoi një pritje për nder të Kissinger për të festuar arritjet e tij të jashtëzakonshme. Hamre e filloi fjalimin e tij duke analizuar historinë e dekadave të fundit dhe gjurmën që la Kissinger në të.

    Së pari, ishte Lufta e Vietnamit, një konflikt që kishte hyrë në një ngërç. Viti nisi me ofensivën e madhe të Tet-it nga forcat e Vietnamit të Veriut, të cilën Shtetet e Bashkuara e mposhtën duke pësuar edhe vetë humbje serioze. Ne shtator të atij viti, Viet Kongu pushoi së ekzistuari si një forcë e veçantë luftarake, por kjo nuk do të thoshte asnjë fitore për Shtetet e Bashkuara.

    Sepse ushtria e Vietnamit të Veriut po bëhej një forcë gjithnjë e më vdekjeprurëse, me divizionet e saj të tankeve që ishin në zgjerim e sipër dhe me avionët sovjetikë dhe raketa anti-ajrore që ishin gjithnjë e më efektive. Për sa kohë që BRSS dhe Kina e mbështetën Veriun, Shtetet e Bashkuara nuk mund ta mposhtnin kurrë atë.

    Ai ngërç ishte i dukshëm dhe e përçau Amerikën. Protestat, si kundër luftës po ashtu edhe pro-luftës e ndanë kombin. Në televizor, amerikanët panë rrënojat e djegura në Saigon dhe djegien e kartave në Seattle. Publiku ishte i lodhur nga lufta. Dhe ishte Kissinger ai që udhëhoqi bisedimet e paqes. Është e vërtetë, që Vietnami i Jugut kapitulloi në vitin 1975. Por, 2 vjet më parë, ushtria amerikane ishte në gjendje të realizonte një tërheqje të sigurt dhe mbi të gjitha me dinjitet.

    Ndërkohë ne i detyrohemi Kissinger për politikën e famshme të frenimit të Bashkimit Sovjetik. Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara dhe BRSS ranë dakord të ngadalësojnë ndjeshëm garën e armëve bërthamore. Për pasojë, disa konflikte rajonale u de-përshkallëzuan. Lufta bërthamore u shmang dhe u kursyen miliona jetë njerëzish në Azinë Juglindore, Afrikën Jugore dhe midis ishujve të Paqësorit, pra në çdo vend ku guerilët komunistë luftuan me shtetet pasuese të fuqive koloniale.

    Për të forcuar pozicionin e Amerikës në Azi, administrata Nixon arriti një afrim diplomatik me Kinën kontinentale, nga e cila Shtetet e Bashkuara ishin distancuar që nga viti 1949, kur komunistët morën pushtetin. Për të vulosur marrëdhënien e re, Nixon zhvilloi një udhëtim spektakolar në Kinë në shkurt 1972.

    Pas 6 tetorit 1973, zyrtarët izraelitë i telefonuan Kissinger për t’i thënë se po përballeshin me një pushtim. Forcat egjiptiane po sulmonin në Gadishullin e Sinait, ndërsa ushtria siriane ishte në veri të Izraelit. Sapo kishte nisur e ashtuquajtura Lufta e Katërt Arabo-Izraelite. Nixon e dërgoi Kissinger për të negociuar me Izraelin, Egjiptin dhe Sirinë, dhe ndodhi ajo që hyri në histori si “diplomacia e anijes kozmike”. Në fund pati një paqe të re dhe këtë herë të qëndrueshme. Ajo i shërbeu disa interesave të rëndësishme amerikane: ndaloi ciklin e pushtimeve, ndaloi embargon nga shtetet arabe eksportuese të naftës dhe krijoi terrenin për një traktat historik paqeje midis Izraelit dhe Egjiptit (Marrëveshja e Camp David e presidencës Carter).

    Kissinger mund të jetë i vetmi fitues i çmimit Nobel për Paqe, që ka siguruar më shumë paqe pas fitimit të çmimit se sa më herët. Këto suksese e bëjnë atë një diplomat me një staturë historike. Intensiteti dhe shtrirja e këtyre nismave diplomatike dhe suksesi i tyre – në kuptimin që të gjitha prodhuan marrëveshje – nuk kanë asnjë paralele në historinë amerikane dhe ndoshta as në historinë e Izraelit.

    Me mrekullitë e tij në fushën e diplomacisë, Kissinger la gjurmë në shekullin XX-të. Ndërsa e pranon se profetët kanë “vizionin më të pasionuar”, Kissinger thotë se preferon më shumë shtetarët, pasi ata i njohin realitetet në terren dhe mund të shohin vlerë në përfitimet në rritje.

    Mjerisht, klima politike aktuale nuk inkurajon shfaqjen e liderëve si Kissinger. Libri i tij kushtuar “udhëheqjes”, tregon rëndësinë që ka ndërtimi i konsensusit për çështjet kryesore. Një udhëheqës politik nuk mund të zhvillojë një vizion që i jep statusin e një burri shteti, duke postuar në Twitter apo Facebook.

    Përkundrazi, siç shkruan Kissinger, udhëheqësit lindin nga studimi i kujdesshëm i historisë. Të gjitha demokracitë vuajnë nga e njëjta sëmundje: Një klasë politike e varfër intelektualisht, e cila është më e fiksuar pas sondazheve dhe rrjeteve sociale sesa nga një vizion për shoqëritë e tyre.

    Por ky është një problem, të cilin duhet ta marrin në konsideratë edhe mendimtarët që mendojnë sot për nesër: Si mund të vazhdojë Amerika ta udhëheqë botën pa liderë që mund të kombinojnë teorinë e lartë dhe pragmatizmin e bazuar, siç bën Kissinger? / “National Interest” – Bota.al

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. E në shënimin...
    Kronika24 Nëntor 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kur një person ka humbur jetën tragjikisht...
    Kronika24 Nëntor 2024
    25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga fshati Vragoli i Komunës së Fushë Kosovës. Në...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore ndërsa ushtria ukrainase rrëzoi 50 nga 73...
    Vip24 Nëntor 2024
    Nea Body Center ka bërë që banorët e shtëpisë më të famshme në vend, të përjetojnë magjinë e trajtimit të lëkurës. Megjithatë,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.