×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Të paguajnë qytetarët paaftësinë e menaxhimit të sistemit energjetik është e papranueshme

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar për FrontOnline ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%, duke e cilësuar si të papranueshëm dhe të padrejtë ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

    “Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16% është absolutisht e papranueshme dhe godet drejtpërdrejt qytetarët dhe bizneset që tashmë po përballen me kosto të larta jetese”, deklaroi Lekaj.

    Lekaj akuzoi Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse për mungesë ndjeshmërie dhe për një menaxhim të dështuar të sektorit energjetik.

    “Ky vendim është tregues i një mungese totale të ndjeshmërisë nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse ndaj situatës socio-ekonomike në vend. Kjo rritje do të ketë pasoja të mëdha: do të thellojë edhe më shumë varfërinë, do të ulë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të ndikojë negativisht në aktivitetin ekonomik, sidomos te bizneset e vogla e të mesme, të cilat mezi po mbijetojnë”, shprehet ish-deputeti.

    Sipas ish-deputetit Lekaj, qytetarët nuk e kanë për detyrë të paguajnë paaftësinë e menaxhimit të sistemit energjetik.

    Ai thotë se rritja e çmimit të energjisë, tregon dështimin e politikave në këtë sektorë.

    “Në vend që të investohet në efecientë energjetike, në burime të qëndrueshme dhe të subvencionohet energjia për shtresat më të cenueshme, po shkojmë në drejtim të kundërt, në rëndim të qytetarëve. Qytetarët nuk duhet ta paguajnë paaftësinë e menaxhimit të sistemit energjetik. Rritja e çmimeve nuk mund të jetë zgjidhje për çdo krizë – kjo është thjesht dështim i politikave dhe mungesë e vizionit për sektorin e energjisë”, deklaroi Lekaj për FrontOnline.

    Opozita kundër rritjes së çmimit të energjisë: ZRRE po vepron si dorë e zgjatur e Qeverisë Kurti

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadoren jo-rezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt dhe një delegacion të...
    Të tjera
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëptirur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Me të është diskutuar për...
    Sport02 Qershor 2025
    Alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi ka treguar vështirësitë që has përgjatë ecjeve të saja. Ajo, në emisionin “Ora e Pasdites”, rrëfeu se si...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.