×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Lajçak dhe O’Brian theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Dje është mbajtur Forumi i Dubrovnikut ku kanë marrë pjesë ndihmës sekretari amerikan, James O’Brien, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajçak ka thënë se BE-ja e ka thënë qartë që marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër janë ligjërisht obligative dhe ka potencuar se obligimet që dalin nga marrëveshja janë edhe pjesë formale e Kapitullit të 35-të për Serbinë, që nënkupton se janë edhe pjesë e raportit në mes të Serbisë dhe BE-së.

    Ndërsa Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut ka folur edhe për Milan Radojiçiqn, ku tha se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të Veri të Kosovës.

    Pal Lekaj, deputet i AAK-së thotë për “Front Online” se deklaratat e Lajçak dhe O’Brian në Dubrovnik theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në rajon, duke i vlerësuar ato pozitive.

    “Deklaratat e Lajçak dhe O’Brian të shtunën në Dubrovnik më kanë lënë një përshtypje pozitive. Të dyja palët theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme në rajon”, tha ai.

    Lekaj thotë se ndërmjetësimi ndërkombëtar është thelbësor për përparimin e dialogut.

    “Është e qartë se ndërmjetësimi ndërkombëtar është thelbësor për përparimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Shpresoj që këto përpjekje të vazhdojnë dhe të sjellin rezultate pozitive për të gjithë të përfshirët”, tha Lekaj për Front Online.

    Haliti: Vuçiq asnjëherë s’u distancua nga sulmi terr*orist në Banjskë, Radojçiqi duhet të gjykohet në Kosovë

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Korrik 2024
    Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga ortakja e saj. Bëhet e ditur se viktima ka...
    Lajme04 Korrik 2024
    Deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, për FrontOnline, thotë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së, janë ndërtuar me mund dhe gjak, dhe se...
    Lajme04 Korrik 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar SHBA-të me rastin e  248 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Osmani, ka shkruar se sot...
    Të tjera
    Lajme04 Korrik 2024
    Mbrëmë u publikua një pjesë e shkurtë e një interviste të papublikuar të Ismail Kadaresë, shkrimtarit të madh shqiptar që vdiq të...
    Lajme04 Korrik 2024
    Edhe sot në Hagë do të mbahet seancë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca e sotme do të jetë...
    Lajme04 Korrik 2024
    Ish ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online” thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë në pikën më të ulët. Sipas...
    Lajme04 Korrik 2024
    Tashmë janë përcaktuar tetë përfaqësueset më të mira në “Euro 2024”. Ndeshjet e një të tetës së finales kanë ofruar futboll cilësor,...
    Lajme04 Korrik 2024
    E bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, Elona Agolli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë. Me një postim në...
    Lajme04 Korrik 2024
    Samiti i madh i NATO-s në Uashington do të mbahet së shpejti, nga 9 deri më 11 korrik. Radio Evropa e Lirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.