×
  • Opinione
  • Opinione

    Lejimi i Dasmave, indikator shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit

    FrontOnline
    05 Korrik 2021

    Pandemia Covid 19 padyshim që ka shkaktuar humbje të mëdha në ekonominë e vendit tonë, veçanërisht në sektorin e Gastronomisë dhe Turizmit, e cila ka ardhur si pasojë e qarkullimit të vogël të njerëzve për shkak të pandemisë dhe poashtu sepse nuk janë lejuar të punojnë disa veprimtari shumë të rëndësishme dhe nuk është lejuar edhe mbajtja e Dasmave vitin e kaluar, të gjitha këto që kanë pasur ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos në qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe parasë.

    Njëra ndër çështjet që është diskutuar shumë gjatë kësaj kohe është pikërisht lejimi apo moslejimi i dasmave për këtë vit dhe kryesisht është paragjykuar më shumë grupi i artistëve apo këngëtarëve, të cilët me të drejtë kanë kërkuar që të lejohet zhvillimi i veprimtarisë së tyre, sikur po lejohen të gjitha veprimtaritë e tjera.
    Por, më lejoni të sqaroj se lejimi i Dasmave nuk ka të bëjë aspak vetëm me grupin e artistëve, por kjo veprimtari është promotor i zhvillimit ekonomik, pasi ka ndikim thuajse edhe në të gjithë sektorët e tjerë, siç janë: turizmi dhe hoteleria, gastronomia, bujqësia, blegtoria, argjendaria, tekstili etj.

    Lejimi i dasmave në vendin tonë nënkupton se shumë bashkatdhetarë do të vizitojnë Kosovën këtë vit, të cilët me vizitën e tyre i kontribuojnë shumë zhvillimit të sektorit të turizmit, hotelerisë dhe gastronomisë në radhë të parë, e cila pastaj ndërlidhet edhe me zhvillimin edhe të veprimtarive të tjera të rëndësishme, siç janë psh: artizanatet, sallonet e bukurisë etj.

    Pra, vendimi për lejimin e dasmave është një nga vendimet më të rëndësishme në vendin tonë, sepse me lejimin e dasmave edhe fermerët do të kenë ku të shesin produktet e tyre. Gjithashtu, argjendaritë do të kenë ku të shesin produktet e tyre, si dhe gastronomia si një nga sektorët më të rëndësishëm do të filloj të rimëkëmbet.

    Lejimi i dasmave poashtu luan rol të rëndësishëm në uljen e papunësisë, i cili është një indikatorë shumë i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik. Do të lejohet të punojnë artistët, kameramanët, dekoret, sallat e dasmave, sallonet e bukurisë etj., dhe të gjitha këto do të zbusin nivelin e madh të papunësisë në vendin tonë.

    Si përfundim, vendimi për lejimin e dasmave do të jetë vendim krucial që do të ketë ndikim shumë të madh në të gjithë sektorët e lartëcekur dhe do të kontribuoj shumë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të shërbejë si pikë kthese apo e rimëkëmbjes nga kriza që e ka kapluar vendin tonë si pasojë e pandemisë Covid 19.

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Pauli ka biseduar me banorët e shtëpisë lidhur me punën që e bën. Ai u ka treguar se merret me patundshmeri dhe...
    Sport25 Nëntor 2024
    Drita ka fituar me përmbysje ndaj Llapit në njërin prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së futbollit. Gjilanasit kanë fituar...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Krimit të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka publikuar një tjetër video, ku thotë se...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Bashkëpunimi i autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në luftimin e imigrimit ilegal është një prej prioriteteve më të...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës bashkë me ata të KFOR-it dhe Eulexit kanë realizuar një trajnim të përbashkët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.