Organizata “LDS Charities” ka dhuruar një donacion për Komunën e Kamenicës.
Ky donacion përfshin 20 mijë maska higjienike, 200 dezinfektues një litërsh me bazë alkooli, 1 mijë e 750 dezinfektues të xhepit për nxënës, si dhe 50 termometra digjital, dhe është i dedikuar për shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Kamenicës.
U.d drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi ka thënë se fal donatorëve shkollat do të happen me të gjitha përgatitjet.
“Ju jemi thellësisht mirënjohës donatorëve, falë të cilëve do të hapim shkollat me të gjitha përgatitjet dhe paisjet e nevojshme. Në kohën më të vështirë për të gjithë në, ata asnjëherë nuk na kanë lënë vetëm”, ka thënë ajo.