×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK pretendon se sekretari i saj në Podujevë u sulmua nga bashkëpunëtori i Bulliqit

    FrontOnline
    15 Shtator 2024

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari Besim Latifi, është sulmuar nga bashkëpunëtori i ngushtë i kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi.

    Në reagimin e degës së LDK-së thuhet se incidenti ka ndodhur pa ndonjë problem paraprak.

    “Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, sipas njoftimeve të policisë, i njëjti është duke u trajtuar sipas procedurave të institucioneve të rendit dhe ligjit”, thuhet në reagim.

    Sipas kësaj dege, pushteti lokal në Podujevë, përmes sulmeve të tilla, ka për qëllim ta ndalë zërin opozitar.

    “Ai për ta realizuar këtë nuk është duke zgjedhur as forma, e as veprime. Por, as nuk na kanë ndalur e as nuk do të na ndalin, në përmbushjen e misionit tonë si opozitë e vetme në Podujevë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Ndërkohë Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta se personi i dyshuar është Rinor Hajrullahu.

    Ndryshe, para disa ditësh ka pasur edhe një përplasje në këtë komunë mes dy partive, VV-LDK, konkretisht mes kryetarit të komunës Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Tashmë 100 biçikletat në kryeqytetit, po përdoren nga 200 ngasës brenda ditës. Ata po e pëlqejnë ngasjen e tyre, por po kërkojnë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetarja e organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu, njëherit ministre e Drejtësisë, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të mbajtur sot ndër...
    Lajme15 Shtator 2024
    Produktet e konsumit kanë shënuar sërish rritje. Qytetarët po ankohen për çmime të larta e Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Të shtëna armësh janë dëgjuar sërish në një aktivitet të kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, i cili këtë herë po zhvillonte fushatë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë po raportohet sot në Istog. Siç raporton Indeksonline, një person u godit nga një veturë porsa doli nga lokali...
    Lajme15 Shtator 2024
    Në pamje të parë, fotografia tregon një Puzzle për fëmijë që përmban figurën e karakterit të njohur nga shkrimtari dhe karikaturisti amerikan...
    Lajme15 Shtator 2024
    Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka mbledhur edhe sot strukturat partiake në këtë qytet. Ai përmes një postimi...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane janë arrestuar ditën e djeshme në Bolzano të Italisë. Mësohet se në bagazhin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.