×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    LDK për radhitjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare: Qeveria po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara

    FrontOnline
    08 Prill 2024

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka kundërshtuar Qeverinë Kurti edhe për një deklaratë tjetër, që këta e quajnë propagandë. Bëhet fjalë për përparimin ose jo të Kosovës në indekset ndërkombëtare.

    Sipas LDK’së Qeveria ka bërë propagandë kur ka thënë se Kosova ka shënuar përparim në indekset ndërkombëtare.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare. LDK do t’i gëzohej raporteve po të ishin të vërteta e Kosova të shënonte progres në të gjitha fushat. Në fakt, Qeveria e Kosovës po mundohet të manipulojë me raportet e publikuara tashmë”, thuhet në komunikatën e LDK’së.

    LDK ka thënë se “pushteti ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të Ëorld Justice Project ku Kosova ka ngecje”.

    “Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite.”

    Ky subjekt ka thënë se në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.

    “Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim. 2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2.”

    “Të gjitha raportet janë publike dhe lehtë të verifikueshme dhe demantojnë çdo propagandë të kësaj Qeverie. LDK e vlerëson këtë Qeveri si; Qeveri e regresit, propagandës dhe e paaftësisë. LDK po ashtu beson se qytetarët tanë janë të vetëdijshëm të dallojnë propagandën ndaj të gjitha fakteve që po ofrojmë; fakte të publikuara nga institucionet ndërkombëtare e vendore që e demantojnë çdo mashtrim të kësaj Qeverie”, thuhet në komunikatë.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.