×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

    FrontOnline
    22 Shtator 2024

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje se po e kurdis një konkurs të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

    LDK-ja thotë se ata që përfituan nga ky konkurs janë të gjithë familjarë të pushtetarëve.

    “LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    “Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë: Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës. Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsmit, i cili për një muaj mandat, bëri 2 punësime familijare. Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual. Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje! Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut, Drejtor i Arsimit në Gjilan. Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut, ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal. Floresë Zeqiri- Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi. Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu. Ajshe Berisha- Gruaja e fotografit të Alban Hysenit”, thotë LDK-ja.

    Dega e LDK-së në Gjilan ka paralajmëruar se “nëse me këtë konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, pergjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënsëve” atëherë “sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në Gjilan”.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Një burrë në Gjakovë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Sipas policisë, viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore....
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë “bllokuese” në investimet e kryeqytetit, por mbështetëse...
    Lajme22 Shtator 2024
    Një raport nga Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni Lloyd’s Register, i bërë publik në fillim të kësaj jave që po e...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    KryetarI i sindikatës së  sektorit privat, Jusuf Azemi  ka shprehur dyshime mbi realizimin e vendimit për rritjen e pagës minimale në 350...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Sesioni i 79-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara fillon punimet këtë të diel në New York, ku do të...
    Sport22 Shtator 2024
    Në një garë interesante Kimaiyo i ari arrti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta e kalojë shtegun prej 42...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një shpërthim i shkaktuar nga një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iranin lindor ka lënë të vdekur të paktën 51...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka përkujtur dy heronjtë e Kosovës, Xhevë dhe Fehmi Lladrovci në 26-vjetorin e rënies...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.