×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e AAK nisin “kapjen” e bordeve: Dy anëtarët e bordëve të përkohshme të emëruar sot janë nga dy partitë në pushtet

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Është bërë “trend” që në borde të emërohen njerëz të afërt me partitë të cilat janë në pushtet.

    Një praktikë e tillë, duket se po përcillet vazhdimisht, e këtij fenomeni që kritikohet nga çdo subjekt politik, të paktën sa është në opozitë, nuk ka mundur t’i ikë as koalicioni qeverisës aktual, në krye me LDK-në.

    Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e 36-të me radhë, derisa u morën një sërë vendimesh, mes tyre edhe emërimi i Bordeve të Përkohshme të Ndërmarrjeve Publike, të cilave ju ka skaduar mandati.

    Është vet Zyra e Kryeministrit ajo që ka bërë të ditur emrat e ri, e ajo çka vërehet është edhe punësimi i disa emrave të cilat tashmë janë të njohur si nga opinioni ashtu edhe nga organet e drejtësisë, shkruan IndeksOnline.

    Në Ndërmarrjen Publike “Trepça” në mesin e anëtarëve të emëruar është edhe Esat Peci, i njëjti vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i njëjti madje në zgjedhjet lokale të tri viteve më parë, kishte garuar për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

    E në zgjedhjet e fundit parlamentare, për deputet në radhët e LDK-së, ishte Brahim Selimaj, i cili garoi me numrin 65, por që s’arriti të merr vota të mjaftueshme. Por, partia e tij e shpërbleu sot me një post, atë të kryesuesit të Ndërmarrjes Publike “Infrakos”.


    Ndërsa, kryesues në Ndërmarrjen Publike Posta e Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Hoti, sot emëroi Leonard Shabanajn.

    Ky i fundit, në nëntor të vitit 2017, u lirua nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, vepër kjo për të cilën u ngarkua në kohën sa ishte shef i Administratës dhe Shërbimeve Teknike në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Pejë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Policia në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, që shihet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Profesori i Shkencave Juridike, Kadri Kryeziu, për FrontOnline thotë se Asociacioni nuk është diçka pozitive dhe për këtë nuk po përmendet në...
    Lajme16 Janar 2025
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të mërkurën se dy shtete të tjera pritet të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Sot parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull dhe ngrica,...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët fitues të sfidës nga “Retro House”, kanë shijuar darkën e shijshme nga menyja e tyre. Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Vullneti derisa...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Driloni po përgatisin një plan kundër banorëve tjerë në shtëpi. Dyshja planifikuan që të sillen kinse nuk flasin me njëri-tjetrin,...
    Vip15 Janar 2025
    Driloni dhe Sara kanë biseduar në lidhje me strategjinë e lojës pak kohë para finales së madhe në Big Brother VIP Kosova...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.