×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dhe VV përplasen në mbledhjen e KQZ’së për çështjen e mërgimtarëve

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Aplikacioni për regjistrimin e mërgimtarëve për zgjedhjet e reja në Kosovë, është bërë shkak i përplasjes së anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk u pajtuan për këtë krijimin e këtij aplikacioni.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka kërkuar që KQZ të krijojë një aplikacion për regjistrimin e mërgimtarëve për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, duke thënë se me këtë do të lehtësohet edhe puna e këtij institucioni.

    Kurteshi tha se kjo lehtëson punën e KQZ-së, ndërkaq theksoi se aplikacioni i kontrollon të dhënat automatikisht.

    “Lehtëson punën e KQZ-së shumë, sepse kontrollimi është elektronik, nuk është fizik. Mund ta marrë me mend se për 20 mijë, 30 mijë, 40 mijë ose 50 mijë votues duhet shtypur letrat dhe duhet pasur resurse njerëzore për t’i kontrolluar. Në aplikacion janë disa të dhëna që aplikacioni elektronik i kontrollon automatikisht, një numër personal që ka 10 shifra është i rregullt, një numër personal që i ka 11 shifra vetë tregon se nuk është në rregull. Prandaj, unë po kërkoj edhe një herë nga KQZ që ta ngre këtë çështje dhe të krijojmë aplikacionin elektronik për regjistrimin e mërgimtarëve për zgjedhje”, tha ai.

    Anëtari i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, tha se çështja e krijimit të aplikacionit është duke u trajtuar në komisionet e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq tha se kjo nuk është mundësi e cila mund të bëhet për këto zgjedhje.

    “E kemi diskutuar gjatë dhe kemi parë që nuk kemi bazë ligjore për të bërë këtë gjë. Tash shoh që kërkesa është vetëm tash pasi zgjedhjet shpallen. Kolegët e mi që po ngrenë këtë çështje, e dinë se ekziston një iniciativë në Kuvend për plotësim dhe ndryshim të ligjit. Unë e di që ajo ka shkuar nëpër komisione dhe një prej elementeve është që të krijohet mundësia ligjore. E di që është trajtuar në komisionet, është bërë një draft që të shkojë për Kuvend, por është çështje të cilën pavarësisht se tashmë po vijmë në një situatë se çka do të flasim, është banalizuar edhe çështja e diasporës me këta terma. Konsideroj se ajo në këtë fazë nuk ka mundësi të bëhet për këto zgjedhje”, tha ai.

    E anëtari i LVV-së Sami Kurteshi ka reaguar ndaj deklarimeve të kolegut të tij nga LDK-ja në KQZ, duke thënë se në komisione nuk është hapur asnjëherë çështja e krijimit të këtij aplikacioni.

    “Nuk ka asnjë pengesë ligjore për zhvillimin e një aplikacioni elektronik, nuk ka asnjë pengesë ligjore. E treta, unë po ju tregoj përfaqësuesit e LDK-së në Komisionin për çështje ligjore nuk e kanë votuar ndryshimet”, tha ai.

    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, bëri të ditur se ka një interesim të shtuar për regjistrim të partive politike dhe iniciativave qytetare. Ai bëri të ditur se kanë mbajtur 10 takime me persona të cilët kanë kërkuar informacione për themelimin e iniciativave qytetare, derisa theksoi se ka interesim të shtuar edhe nga komunitetet.

    “Jemi shumë të zënë duke këshilluar partitë politike, po ashtu edhe iniciativat për themelim të partive politike apo iniciativa qytetare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngjallur një interes të veçantë për iniciativa të reja, por edhe për certifikim të partive të tjera të cilat kushtet për t’u certifikuar, ku ka shumë edhe nga komunitetet. Kemi pasur kontakte nga 10 iniciativa. A materializohet a jo tash në të ardhmen, nuk e di, por janë 10 sosh me të cilat kemi mbajtur takime dhe i kemi këshilluar, pasi afatet bëhet publike kur të shpallen zgjedhjet”, tha ai.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Në Vushtrri, Albanez Tahiraj drejtor i Arsimit,  ka raportuar sfida të vazhdueshme në furnizimin me libra. Ai ka theksuar se furnizimi nuk...
    Kronika10 Shtator 2024
    Kanë mbetur të lënduar tre persona nga një aksident mes një autobusi dhe një kamioni në rrugën Carralevë-Duhël. Zëdhënësi i policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Dëshmitarja Violetë Pllana, e cila punon në Doganën e Kosovës, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Mustafe Vitija, Mexhid...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Qemajl Sejdiu, drejtori i arsimit nga komuna e Klinës,  ka raportuar sfida të ngjashme në sigurimin e librave. Ai ka theksuar se...
    Sport10 Shtator 2024
    Takimi i radhës për Shqipërinë do të jetë ai kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve e vlefshme për Grupin B4, e cila...
    Sport10 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës përballë Gjeorgjisë sonte në “Arenën Kombëtare”, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në konferencën përpara...
    Vip10 Shtator 2024
    Këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani sot feston ditën e lindjes. Në skenën e muzikës Remzia veçohet për zërin dhe stilin unik që...
    Ekonomi10 Shtator 2024
    Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti. Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i Arsimit në Komunën e Hanit të Elezit, Hysni Luri, për Front Online  ka deklaruar  se komuna e tij ka mungesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.