×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi për fjalën e Ramës në OKB: Zëri i vetëm për Kosovën, Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e tona

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Profesori i filozofisë dhe analisti, Blerim Latifi, ka shkruar në profilin e tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pjesën e fjalimit të tij në OKB duke e mbrojtur Republikën e Kosovës.

    Latifi ka thënë se i vetmi zë për Kosovën në foltore ishte zëri i Shqipërisë, derisa shtetet e tjera thotë se të gjitha ishin preokupuara me problemet nëpër botë dhe nuk e kanë thënë as një fjalë për Kosovën.

    Profesori universitar ka thënë se vetëm Shqipëria i ndjen hallet e dhimbjet e Kosovës dhe ka kërkuar që të mos shahet Shqipëria.

    “A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej. Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!”, ka shkruar Latifi.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Koordintaorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit në një tubim...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti u mirëprit në një takim në New York nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, gjatë qëndrimit në Nju-Jork, kanë takuar ministren e jashtme australiane, senatoren...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Edhe disa kryetarë të komunave të Kosovës nuk e shohin të arsyeshme deklarimet nga MASHTI se komunat nuk kanë kërkesa për ndërtimin...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Izraeli tha të shtunën se ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke i dhënë goditjen më të rëndë grupit militant libanez,...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju...
    Lajme28 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë muajit shtator, në Kosovë mbërritën rreth 300 trupa shtesë rezervë britanike në kuadër të KFOR-it. Veç tyre, edhe nga Shqipëria pati...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.