×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi paralajmëron Abdixhikun për planin e të pakënaqurve: Kështu merr fund lidershipi i tij

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Komentatori politik Blerim Latifi e ka paralajmëruar Lumir Abdixhikun për rrezikun politik që i kanoset nga grupi i të pakënaqurve në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    Latifi tha të enjten se qëllimi i grupit të të pakënaqurve në LDK është rrëzimi i Abdixhikut përmes zgjedhjeve lokale.

    Në një analizë në emisionin Pressing të T7, profesori Latifi u shpreh se grupi i kundërshtarëve të kryetarit të LDK-së do të angazhohen të krijojnë përçarje në LDK duke e dobësuar partinë në zgjedhjet lokale.

    “Realisht në LDK ka një mobilizim të atyre që kanë qenë kundër që Abdixhiku me marrë partinë”, tha ai.

    Sipas Latifit, nëse Abdixhiku pëson disfatë në zgjedhje mund të rrëzohet nga kreu i partisë.

    “Nuk është moment i gabueshëm. Dëgjom. Nëse ekziston një masë kritike brenda LDK-së që është kundër Lumir Abdixhikut, ajo masë kritike ka me u angazhu që përmes një përçarje të brendshme t’ia shkaktojë Abdixhikut një disfatë të dytë në zgjedhjet lokale që vijnë shpejt”, deklaroi Latifi. “Nëse Abdixhiku pëson disfatë në zgjedhjet lokale, atëherë merr fund lidershipi i tij”.

    Dhe, gurët kanë filluar të lëvizen, sipas Latifit.

    “Këta njerëz të cilët nuk e shohin veten e tyre nën udhëheqjen e Abdixhikut, tashmë kanë filluar të lëvizin”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka reaguar pasi rryma pritet të rritet në muajin prill, e që sipas tij, çmimi i energjisë...
    Lajme22 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur janë realizuar mikroanaliza në mënyrë që të menaxhohet më mirë trafiku në kryeqytet...
    Lajme22 Mars 2025
    Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy persona në dy raste të ndara janë dërguar në mbajtje,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur lidhur me deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Nesër, Papa Françesku do të bëjë daljen e tij të parë publike pas pesë javësh, ku do të bekojë dhe do të...
    Lajme22 Mars 2025
    Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), ka thënë se administratën Trump e sheh si rrugë...
    Kronika22 Mars 2025
    Një përleshje mes disa personave ka ndodhur këtë të shtunë në Ferizaj. Sipas pamjeve shihen dy persona duke u përplasur fizikisht me...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Në Ulqin, në afërsi të urës mbi Port Milenë, sot u mbajt protesta e radhës e ulqinakëve ku u përsërit kërkesa e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Tre persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë të premten në Las Cruces, New Mexico,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.