×
  • Lajme
  • Lajme

    Lansohet projekti për sigurinë e fëmijëve në trafik

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Prishtinë, sot u bë lansimi i projektit të sigurisë rrugore: “Siguria e fëmijëve në trafik”.

    E të pranishëm ishin ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, zëvendësambasadori i Gjermanisë Matthias Conrad, ndërsa nga Policia e Kosovës, Sylejman Halili shef i njësisë së trafikut.

    Lidhur me rëndësinë e këtij projekti Aliu tha se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për moshat e reja, transmeton Klankosova.tv.

    ” Vërtetë kam kënaqësinë që po marrë pjesë në këtë aktivitet që po promovohet një aplikacion për sigurinë në komunikacion mjaft unik, me ndihmën e ambasadës gjermane. Ky projekt do të jetë në dispozicion të fëmijëve e që ka të bëjë me sigurinë më trafik. Edhe ne qytetet tona ka plane te reja mobiliteti, që synojmë zhvillimin dhe investimet e reja e që synohet çdo herë  të kemi sa më pak ndikime negative në mjedis por çështja e sigurisë mbetet çështja kryesore në vend e cila përfshinë shumë ministri dhe shumë fusha, duke bashkëpunuar me njëra tjetrën. E dimë se siguria në trafik ndihmohet nga Policia e Kosovës, pastaj ministria e Arsimit e cila luan rol të rëndësishëm në arsimimin e  nxënësve për mënyrën se si të sillen në trafik. Po ashtu një rëndësi po i japim dhe  përgatitjes adekuate të shoferëve të rinj, që janë edhe fokusi kryesor e deri të fëmijët të cilët të cilët në komunikacion shpeshherë janë të rrezikuar pa fajin e tyre. Prandaj mendoj se ky aplikacion do të ndihmojë fëmijët që të mund të përgatiten t’i njohin mirë rregullat dhe të kemi sa më pak aksidente në trafik. Dua ta falënderoj shtetin Gjerman, dhe organizatën GIZ për ndihmën që po na jep në të gjitha fushat, në aspektin e zhvillimit të qëndrueshëm. Ky aplikacion duhet të shfrytëzohet sa më shumë  nga prindërit dhe fëmijët”, u shpreh ministri.

    Sipas kumtesës për media, Nagavci këtë projekt e vlerësoi si të rëndësishëm dhe të vlefshëm për sigurinë në rrugë.

    Disa fjalë i tha dhe Halili, duke treguar dhe një herë se sa rol të madh ka policia në sigurinë e të gjithëve, e sidomos të fëmijëve.

    “ Policia e vendit tonë është duke dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh duke mbajtur ligjerata nëpër shkolla për sigurinë në trafik. Ne i kemi përgatitur disa fletushka që do të shpërndajmë lidhur me rëndësinë e sigurisë në trafik”, u shpreh Halili.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Dogana e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndaluar dy automjete me targa të huaja, e të cilat nuk i kishin të...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka thënë se asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë, Ekrem Rrahmani, në seancën...
    Lajme12 Shtator 2024
    I dyshuari T.P., me nacionalitet serb, është arrestuar sot nën dyshimin për kryerje të veprës penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile’....
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë ka bastisur lokalet e Bankës Popullore të Serbisë, dega në Kosovë, Drejtoria e Thesarit në...
    Vip12 Shtator 2024
    Hati, personazhi i famshëm i TikTok-ut, është ndaluar nga Policia Rrugore pas postimit të një videoje ku influencerja shihet në makinën e...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Laboratori kinez nga ku drejtori i FBI-së, Chris Wray dhe anëtarët e Kongresit besojnë se ka të ngjarë të ketë rrjedhur Covid-19,...
    Lajme12 Shtator 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Paris. Ai atje ka takuar homologun e tij francez, Emmanuel Bonne,...
    Lajme12 Shtator 2024
    V.B është personi i arrestuar së fundmi nga autoritetet si i dyshuar për manipulimin e provave në rastin “Capat”-Sekiraqët. Ndaj tij është...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot është takuar me ekipin e komunikimit nga Garda Kombëtare e Iowas. Në këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.