Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se 16 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e pandemisë në Kosovë, raporton Front Online.
Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve.
“Ngushëllime të 16 familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, shprehim solidaritet dhe ngushëllime për të gjitha viktimat që kanë ndërruar jetë nga kjo pandemi e tmerrshme”, ka thënë Osmani para deputetëve.
Sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se për 24 orë, 16 persona kanë vdekur derisa 258 janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/291279165533174/