Presindenti i vendit Hashim Thaçi ka anuluar vizitën në Washington, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale, raporton Front Online.
Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.
“Presidenti i Kosovës posa na njoftoi se e ka anuluar udhëtimin e tij për në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorisë Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për mos pjesëmarrje në diskutime derisa çështjet ligjore të këtyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell në Twitter.
The President of Kosovo has just informed us that he has canceled his trip to Washington, D.C. following the announcement made by the Special Prosecutors Office.
I respect his decision not to attend the discussions until the legal issues of those allegations are settled.— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 24, 2020