I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka takuar të enjten në Bruksel Skender Hysenin e Marko Gjuriqin.
Lajçak ka publikuar fotografi të këtyre takimeve në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.
“Sot, ne i vazhdojmë diskutimet tona politike në nivel ekspertësh. I kënaqur që pres negociatorët e të dyja palëve, Skender Hysenin dhe Marko Gjuriqin këtë mëngjes”, ka shkruar ai.