×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak raporton për bisedimet e kryenegociatorëve: Pas shtatë orësh nuk ia dolëm të bënim progres

    FrontOnline
    08 Korrik 2024

    Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak në postimet e tij për zhvillimet e javës së kaluar, ka raportuar për negociatat me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

    “Në Bruksel, isha nikoqir i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë pas takimit të nivelit të lartë nga java e mëparshme. Pas më shumë se shtatë orësh bisedimeve intensive, u pajtuam për hapat konkretë në disa çështje praktike. Fatkeqësisht, nuk arritëm të bënim progres në fotografinë e madhe – implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçaku teksa ka thënë se javën e ka nisur me një vizitë në Londër, transmeton Reporteri.net

    Edhe më dy korrik, Lajçak kishte raportuar për të njëjtën gjë.

    “Sapo përfunduan më shumë se shtatë orë takime në nivelin e kryenegociatorëve. Me Besnik Bislmin dhe Petar Petkoviqin. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, ka shkruar Lajçak në “X’.

    Pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjatë bisedimeve në Bruksel, ka thënë më 2 korrik kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi.

    “Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit.

    Petkoviq, ndërkohë, i cilësoi takimet si “të vështira, dhe shtoi se ai nguli këmbë në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

    Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, njëherësh deputet i PDK-së Hisen Berisha, për Front Online është deklaruar në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Asamblisti i LDK-së në Podujevë, Ekrem Rrahmani, është lajmëruar në profilin e tij në “facebook” pas përplasjes që ka pasur me kryetarin...
    Lajme13 Shtator 2024
    PDK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë së partisë. Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionimit, për herë të parë prej viteve ’50, pasi shteti po përballet me plakje të...
    Sport13 Shtator 2024
    Federata Botërore e Sporteve të Ujit (World Aquatics) i ka dhënë një goditje Federatës së Notit të Kosovës, duke i suspenduar përkohësisht...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në tetor Jens Stoltenberg dorëzon detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Sipas disa njoftimeve, posti tjetër për të duket i përcaktuar...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova cdo ditë e më shumë po e rritë bashkëpunimin me Shqipërinë, në fushën...
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Një person ka vdekur sot në spitalin e Shkodrës në Shqipëri. Bëhet e ditur se ai ka qenë në gjendje kome, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një zonë të thellë malore në Gjakovë, konkretisht në brezin kufitar me Shqipërinë, ka gjetur 150 bimë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.