×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për rundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi: Të vijnë me mendje të hapur drejt zgjidhjes në bazë të ideve të paraqitura më herët

    FrontOnline
    15 Prill 2024

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, njoftoi një raund të ri dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se ai pret që të dyja palët të vijnë në takimin këtë javë me një “mendje të hapur”.

    “Në fund të kësaj jave do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh për të gjetur një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje e hapur, qasje fleksibël, e orientuar drejt zgjidhjes dhe e bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, tha Lajçak në Facebook.

    Siç theksoi ai, pasi ka vizituar katër vende të ndryshme gjatë javës së kaluar, ai po shkon në Bosnje-Hercegovinë, dhe ideja kryesore e ngjarjeve të javës së kaluar ishte se si të kthehej në realitet momenti i zgjerimit të BE-së. Ai shtoi se javën e ka nisur në Sofje të Bullgarisë, ku ka mbajtur fjalim në samitin “Takimi i BE-së në Forumin Ballkanik”.

    “Nga Bullgaria u nisa për në Poloni për të diskutuar mbi zhvillimin rajonal në Ballkanin Perëndimor me studentët e Kolegjit Evropian në Natolin. Ndërsa isha në Varshavë, u takova edhe me nënsekretarin e shtetit polak Marek Pravda për një diskutim të detajuar rreth rajonit dhe më gjerë. Një ndalesë e shkurtër në Bruksel, vazhdova në Delphi në Greqi për forumin vjetor ekonomik për të folur për Dialogun, Ballkanin Perëndimor dhe mënyrat për të përmirësuar integrimin në BE, Delphi ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të takuar miq, kolegë dhe shkencëtarë politikë”, tha Lajçak theksoi.

    Ai theksoi se javën e kaluar ka pasur rastin të diskutojë edhe për zhvillimet e fundit në Mal të Zi me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi Beçiq, ministrin e Punëve të Jashtme Ivanoviq dhe ministrin për Çështje Evropiane Gorçeviq.“U bëra thirrje të treve që të qëndrojnë në kursin e reformave të BE-së dhe të shmangin fërkimet e brendshme me çmimin e progresit në rrugën e vendit drejt BE-së./eo

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.