Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit që ka mbajtur sot me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në raport me dialogun.
Lajçak ka deklaruar se takimi i sotëm ka qenë një hap i rëndësishëm.
“Takimi i sotëm i nivelit të ekspertëve të Dialogut Beograd-Prishtinë ishte një hap tjetër i rëndësishëm në procesin drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të lidhur ligjërisht për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë”.
“Puna jonë do të vazhdojë në fund të gushtit”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter.