×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak paralajmëron fillimin e përgatitjeve për një takim Bislimi-Petkoviq gjatë javëve të ardhshme

    FrontOnline
    06 Tetor 2024

    Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka paralajmëruar për javën që vjen nisjen e përgatitjes së një takimi në nivel kryenegociatorësh në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zhvillohet gjatë javëve të ardhshme.

    Lajçak gjatë përmbledhjes së aktiviteteve të tij përmes një postimi në Facebook, të dielën, paralajmëroi takim në mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

    “Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen për takimin e radhës të negociatorëve kryesorë në Bruksel, të cilin do të dëshiroja ta organizoja në javët e ardhshme”, ka shkruar Lajçak, ku paraprakisht tregoi për vizitën e tij që kishte në Mal të Zi, këtë javë.

    Ndryshe, dialogu Kosovë-Serbi ëshë në ngërç tash e një kohë. Shumë diplomatë perëndimorë përmendin rrezikun që ngecja në dialogun do të tensionojë situatën në veri të Kosovës.

    Ndërkaq, figura të pushtetit si Xhelal Sveçla e Ejup Maqedonci, gjatë panelit për çështjen e sigurisë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje këtë vikend, kanë thënë se situata në veri të Kosovës është e përmirësuar.

    Ndërkohë, Serbia ka shtruar disa kërkesa për Kosovën që kërkon të zbatohen. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës e akuzon Beogradin për moszbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. /Gazeta Express

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme06 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala njofton se gjatë kësaj jave do ta padisë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Arsye për këtë padi,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, bashkë me deputetin Besian Mustafa dhe eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, takuan besimtarë myslimanë dhe...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se qeveria nuk do të ndalet asnjëherë së krijuari kushte të...
    Të tjera
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të të vdekurve në aksidentin e Badocit. Kurti shprehet se kjo ishte vdekje tragjike,...
    Lajme06 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mentaliteti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i...
    Lajme06 Tetor 2024
    Një 22-vjeçar ka vdekur pasi ishte goditur nga energjia elektrike në shtëpinë e tij, në Zhilivodë të Vushtrrisë. Këtë e bëri të...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Ushtria e Kosovës është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë...
    Lajme06 Tetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në panelin për politika qeveritare për gra dhe vajzat në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së,...
    Lajme06 Tetor 2024
    ”Nuk mund ta bëj një kualifikim të tillë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur se si janë raportet e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.