Pak ditë para takimit Kosovë-Serbi që do të mbahet në Shtëpi të Bardhë me ndërmjetësimin amerikan, presidenti serb, Aleksandër Vuciq është takuar me emisarin e BE’së për dialogun, Mirosllav Lajcak.
Për takimin me Vuciq ka shkruar Lajcak në Twitter duke thënë se ka pasur një takim të dobishëm me presidentin serb.
Ai thotë se së bashku kanë folur lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, duke shtuar se ka kërkuar dinamizim të këtij procesi.
“Unë shpreha gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta bërë Dialogun më dinamik”, ka shkruar Lajcak.
Substantive and useful meeting with President of Serbia @predsednikrs @avucic about the state of play. I expressed the readiness of 🇪🇺 to make the Dialogue more dynamic. pic.twitter.com/fYme83QVjs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 31, 2020