Debatet nuk kanë të ndalur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.
Kësaj here Edona dhe Ledi patën një përplasje të vogël me njëra-tjetrën.
Edona në një moment i tha asaj që t’i lajë veshët sepse, sipas saj, nuk është duke e dëgjuar mirë se çfarë po thotë.
“Unë të thash kujdes se çfarë po flet se më pas t’i përdorin fjalët e tua kundër teje, t’i përmendin”, i tha Ledi, Edonës.