×
  • Vip
  • Vip

    Labi reagon pas rastit ku qytetari pagoi 200 euro për testin e COVID-19

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Labinot Tahiri i reagoi ministrit Zemaj pas rastit me testin në laboratorin privat.

    Çmimi i testeve për COVID-19 vazhdon të mbetet ende shumë i komentuar, që prej licensimit të disa laboratoreve private për kryerjen e tyre.

    Me anë të një positmi, Labinot Tahiri tha se është pro masave mbrojtëse, por jo pro shkatërrimit të xhepit të qytetarit.

    Ai thotë se është kundër ministrit që e arsyeton testin në vlerë 200 euro.

    KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

    “Jam pro masave mbrojtese, por kurrë pro shkatrrimit direkt në xhepin e qytetarit.

    KOVID BISNESI( VIRUS- FITIM PRUES ) vetëm për një kategorie njerezish, ku testet ish dasht pa para te janë ketu duke e ditur se sa i lodhur është ky vend.

    Vazhdo e lexoni!

    Mirëmengjesi vendi ynë më i izoluar në Ballkan, ndoshta edhe në botë!

    Më thoni të dashur qytetarë, ama ju lutem vetem kësaj radhe pa dallime partiake, se:

    A ka logjikë me e votu një ligj ku vazhdon të nëpërkëmbet e denigrohet qytetari, duke e gjobitur me para për mosrespektim të masave mbrojtese, kur masat e vendosura janë kontradiktore dhe nuk respektohen as nga ata që i kanë caktu vet!
    Dhe nuk gjobitet askush që nuk bën ligje të mirëfillta të mbrohet jeta dhe mirëqenia e qytetarit nga bizneset që bëhen ( dmth monopolet për te cilat lexuam keto ditë) ku testet prej 30€ e deri në 200€ po i kushtojnë qytetarit, e Ministri Zemaj del e arsyeton veten duke thënë se janë kompetente tjera organe që duhet te marrin masa, ndërsa për dënimet ndaj qytetarit po bëjka me dhënë urdhëra ministri dhe Kuvendi?!

    Mua po më mundon kjo gjë, por ju rrini në gjumë se gjumi bën mirë, ama kur ishim fëmijë jo tani…
    JO TANI kur duhet të mbrojmë familjet nga padrejtesia e vazhdueshme, se ato teste kanë arritë vlerën sa dy pensione të prindërve tuaj!

    Kundër teje ministër tani jam dhe do jem gjithmonë ku nuk del e thua që duhet të ndalohet kjo, e jo ti ikêsh përgjegjesies tuaj ku ju i keni licensuar këto Laboratore, e jo na na Lubës.

    Duke i ikur fajsise e keni denigruar vendin.

    Labinot Tahiri , Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

    Nga Rubrika
    Vip26 Dhjetor 2024
    Xheneta në darkën e të nominuarve është pyetur se “pse gjithmonë insiston ta largosh Gjestin nga Driloni?”. Ajo tah se do të...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Një debat i ashpër mes Sarës dhe Xhenetës ka ndodhur në darkën e të nominuarve. Xheneta e quajti gënjeshtare dhe mashtruese Sarën...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Në darkën e të nominuarve, Xuxi e pyeti Xhenetën se “a mendon se Gjesti për ty është i pjekur me vazhdu lidhjen?”....
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka shprehur mirënjohje të madhe për gazetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Hamza...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.