Ylli televiziv, Kylie Jenner, është në pritje të ëmbël.
Ajo dhe i dashuri i saj, Travis Scott, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.
Këtë e ka konfirmuar disa javë më parë Kylie por nuk ka dhënë detaje rreth gjinisë së bebit.
Mirëpo, një ‘story’ që ka publikuar së fundi ajo na bëri me dije se është në pritje të një djalit.
Kylie ka publikuar një foto në makinë teksa merr vëmendje ngjyra e kaltër që simbolizon gjininë mashkullore, duke shkruar: Baby Blues.