Kylie Jenner bëri një post të rrallë pasi ajo ka qenë e qetë në mediat sociale pas tragjedisë ku mbetën të vdekur 10 persona në koncertin e Travis Scott gjatë festivalit “Astroworld” në Houston në fillim të këtij muaji.
Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau një video të shkurtër në InstaStory të një dekorimi të Krishtlindjeve me vlerë mbi 1000 dollarë, shkruan Daily Mail.
Ajo ndau një klip për 284 milionë ndjekësit e saj të një piramide të historisë së Krishtlindjeve prej druri me 3 nivele, e cila ishte punuar me dorë nga kompania familjare Muller.
Pa dyshim që ky punim nuk është një pjesë e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë një të tillë direkt nga Gjermania.
Piramidat e Krishtlindjeve – të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide – janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.
Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një karusel qendror, i cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë burri nga dëbora, skiatorë, dijetarë dhe shtëpi.
Piramidat e Krishtlindjeve – të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide – janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Jenner u kthye në rrjetet sociale për të uruar modelen Hailey Bieber për ditëlindjen.
Postimi në Instagram shënoi herën e parë që ylli televiziv poston që nga deklarata në emër të saj dhe Scott , pas tragjedisë së “Astroworld” më 5 nëntor.