Kylie Jenner po ndërton shtëpinë e saj të ëndrrave në një pronë të madhe dhe pranë saj vilat u blenë nga nëna e saj, Kris Jenner dhe motra Khloe Kardashian.
Anëtarja më e re e klanit Kardashian-Jenner, 23-vjeçarja Kylie, gëzon luksin që ka fituar falë markave të saj, dhe sipas raporteve të mediave botërore, ajo po përgatit terrenin për ndërtimin e vilës së saj të ëndrrave. Në Hidden Hills, Los Anxhelos, ajo bleu një ngastër toke me dy hektarë, mbi të cilën do të ndërtojë një vilë me mbi 1600 metra katrorë.
Kjo familje u popullarizua nga një video e seksit të një prej motrave, Kim Kardashian dhe pretendohet se u publikua në publik nga nëna e saj. ‘Daily Mail’ shkruan se prona do të ketë një garazh që mund të strehojë 12 makina, fusha sportive, një pishinë, një shtëpi për mysafirë dhe do të ketë një ushtri të tërë rojesh sigurie të cilët do të kujdesen për sigurinë e saj.
Kylie, e cila është shpallur miliarderja më e re disa herë, po ndërton një shtëpi pranë pasurisë së nënës së saj Kris dhe motrës Khloe Kardashian.
Përndryshe Kris dhe Khloe kanë paguar deri në 37 milion dollarë vetëm për të qenë fqinjë. Vila e Khloe kushtoi 17 milion dollarë, ndërsa mamaja e tyre pagoi 20 milion dollarë për vilën e saj./FrontOnline/