Kylie Jenner konfirmoi lajmet për shtatzëninë e saj të dytë në Instagram të martën në mbrëmje. Në videon 90 sekondëshe, biznesmeni 24-vjeçare thotë se pret një fëmijë me të dashurin e saj, reperin Travis Scott. Çifti tashmë kanë një vajzë trevjeçare, Stormi Webster, transmeton FrontOnline.
Videoja fillon me një regjistrim të një testi shtatzënie pozitiv dhe më pas shfaqet Jenner dhe i dashuri i saj duke shkuar te mjeku për një ekzaminim me ultratinguj. E ndjekur nga klipe nga festimi i ditëlindjes së 24 -të të Kylie në gusht dhe pamjet e Stormi duke puthur barkun e nënës së saj.
“A jeni shtatzënë?” pyet në regjistrim nëna e Kylie Kris Jenner, duke parë regjistrimet me ultratinguj dhe shton se kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës së saj.
Në gusht, media të shumta shkruan për shtatzëninë e Kylie Jenner, por postimi i mbrëmshëm në Instagram ishte konfirmimi i parë publik i informacionit.
Kylie, motra më e vogël e klanit Kardashian, e mbajti të fshehtë shtatzëninë e saj të parë dhe lajmi u publikua disa ditë pas lindjes së vajzës së saj Stormi, duke postuar foton e saj të parë në Instagram./FrontOnline/