×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ky ilaç mund të shkaktojë kancer në stomak

    FrontOnline
    05 Mars 2024

    Njëherë nëse e rrënoni shëndetin është e pamundshme ta përmirësoni, prandaj sigurohuni mirë se çfarë ilaçesh pini

    Studimi i publikuar në revistën “Good” ka zbuluar që ilaçet të cilat merren për trajtimin e djegësirës në stomak dhe shërimin e refluksit të thartirës mund të shtojnë rrezikun nga këto lloje kanceri.

    Inhibitorët e pompës protonike (PPI) të cilët përdoren për eliminimin e thartirës në lukth bëjnë pjesë ndër ilaçet më të shitur në botë, mirëpo përdorimi afatgjatë i tyre mund të shtojë rrezikun nga kanceri në lukth madje dy herë e gjysmë.

    Ai rrezik është i lidhur me bakterin e quajtur Helicobacterpylori, të cilin e kanë më shumë se gjysma e popullatës botërore.

    Ky bakter më së shpeshti është i padëmshëm, mirëpo te një numër i vogël njerëzish mund të shkaktojë kancerin.

    Hulumtimet e mëparshme kanë konstatuar që njerëzit të cilët kanë Helicobacterpylori, ndërsa pinë edhe inhibitorë PPI, shpesh sëmurën nga gastriti atrofik (atrophicgastritis), i cili është lloj kanceri në lukth.

    Më herët është menduar që nëse personi zvogëlon infeksionin me bakterin Helicobacterpylori, para fillimit të konsumimit të inihibitorëve PPI, zvogëlon në mënyrë drastike shanset për zhvillim të kancerit, mirëpo, sipas të gjitha gjasave, si duket nuk është kështu.

    Është interesant që autorët e studimit të Universitetit të Londrës nuk kanë gjetur kurrfarë lidhjeje midis rrezikut nga kanceri në lukth me ilaçet e tjera anti-supresive, gjë që mund të kuptohet që eliminimi i thartirës nuk është faktor i vetëm për zhvillim të kësaj sëmundje të rëndë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Debati për çmimin final të Big Brother VIP Kosova ka vazhduar tutje, teksa Driloni shpërtheu ndaj Vullnetit duke e cilësuar si nxitës...
    Vip09 Janar 2025
    Debati i ashpër për çmimin e madh që përfshiu të gjithë banorët e shtëpisë nuk kaloi pa ofendime. Kësisoj, ishte Xheneta ajo...
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze...
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.