×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ky frut mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor në vetëm pak ditë

    FrontOnline
    13 Shkurt 2024

    Përmban më shumë vitaminë C se portokalli dhe luleshtrydhet.

    Shkencëtarët e Zelandës së Re kanë zbuluar se ngrënia e kivit mund të përmirësojë shëndetin mendor në vetëm katër ditë, sipas një studimi të botuar në British Journal of Nutrition, përcjell FrontOnline.

    “Është mirë që njerëzit tani e dinë se ndryshimet e vogla në dietën e tyre, si shtimi i kivit, mund të bëjnë një ndryshim në mënyrën se si ndihen ata në baza ditore”, tha bashkëautori i studimit Tamlin Conner, i cili jep mësim psikologji në Universitetin e Otagos.

    Efektet në përmirësimin e shëndetit mendor thuhet se janë për shkak të faktit se kivi është jashtëzakonisht i pasur me vitaminë C, e cila dihet se përmirëson disponimin dhe vitalitetin. Për të testuar efektet e supozuara të kivit në disponimin e njerëzve, një ekip shkencëtarësh kreu një eksperiment dietik me 155 të rritur me mungesë të vitaminës C.

    Çdo ditë për tetë javë, pjesëmarrësve iu dha një placebo, një suplement 250 mg vitaminë C ose dy kivi, dhe më pas iu kërkua të raportonin mbi vitalitetin e tyre, disponimin, cilësinë e gjumit dhe aktivitetin fizik.

    Studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në të dy grupet raportuan përmirësim të humorit, por vetëm grupi i kivit tha se ata përjetuan një rritje të suksesit. Gjithashtu, ky grup përjetoi përmirësime në vitalitet dhe humor në vetëm katër ditë, duke arritur kulmin rreth ditëve 14, 15 dhe 16.

    Shkencëtarët ia atribuojnë këto përfitime përmbajtjes së lartë të vitaminës C në kivi. Pjesëmarrësve iu dha varieteti SunGold, i cili në brendësi është i verdhë në vend të jeshil, dhe thuhet se ka tre herë më shumë vitaminë C se portokalli dhe luleshtrydhet./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Aronia, e njohur gjithashtu si “manaferrat e zezë”, është një frut i vogël dhe i fuqishëm, që ka fituar vëmendje të madhe...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar vendimin e VV-së për t’i bojkotuar debatet zgjedhore në T7, Klan Kosova e RTV Dukagjini....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze...
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.