×
  • Kronika
  • Kronika

    Ky është pronari i objektit të laboratorit të drogës në veri ku u gjetën mbi 10 mijë fije droge të mbjellura

    FrontOnline
    23 Maj 2022

    Dogana, në asistim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar sot një aksion në fshatin Rudine të komunës së Zveçanit, në veri të vendit kundër prodhimit ilegal të kriptovalutave, por që rezultoi me zbulimin e një laboratori të drogës.

    Pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës në të cilin ishin të mbjella mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg, është Sinisha Nedeljkoviç.

    Përpos këtij objekti i cili është në ndërtim e sipër, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se derisa Policia dhe Dogana ishin në hyrje të lokalit ku duhej të ekzekutohej bastisja, ata kishin kontaktuar me Nedeljkoviç, i cili u kishte thënë se gjendet në Serbi dhe derën nuk mund t’ua hapë askush.

    Përballë kësaj situate, personat përgjegjës për ekzekutimin e urdhëresës ishin detyruar që të kërkonin urdhëresë për hyrje me forcë, mirëpo kjo kërkesë për arsye jolegjitime, thonë burimet, ishte shtyrë derisa filluan edhe të shtënat me qëllim të zmbrapsjes së Policisë dhe Doganës nga vazhdimi i aksionit.

    Ky aksion u konfirmua edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Kronika14 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në Klinë, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij. Policia ka bërë të...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Në njoftim thuhet se pas kontrollit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Sot varroset zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës, ka vdekur në moshën 52-vjeçare. Varrimi i tij...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është zotuar për thellim të raporteve me Rusinë, teksa ai u takua me shefin...
    Lajme14 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin...
    Vip14 Shtator 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në Instagram, ajo ndan momente...
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.