Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet me mot pjesërisht të vranët dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.