×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ky është numri i personave që humbën punën gjatë vitit 2021

    FrontOnline
    01 Janar 2022

    Gjatë vitit 2021 rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës dhe 64 mijë persona e kanë lëshuar vendin për shkak të mostrajtimit adekuat nga institucionet, i ka thënë Ekonomia Online kryetari i Sindikatës të Sektorit Publik në Kosovë, Jusuf Azemi.

    Tutje, ai tha se nëse vazhdon kështu në vitin 2022 Kosovën do ta presë një gjendje më e rëndë.

    “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë”.

    “Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara”.

    Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021.

    Vranica theksoi se duhet të hiqet TVSh-ja, duke shtuar se nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi gastronomia do t’i rris ashpër qëndrimet me anë të protestave.

    “Realisht te falimentimi janë disa procedura të komplikueshme dhe më shumë ka pasur pezullim të veprimtarisë së bizneseve. Në vitin 2021 i kemi 8 100 biznese që janë regjistruar. Ka pasur rënie të regjistrimit në tre mujorin e tretë. 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021. Natyrisht që duhet të hiqet TVSh-ja. TVSh-ja ka treguar që ka qenë shumë e suksesshme nëse krahasojmë deklarimet në qarkullim të cilat i ka bërë gastronomia”.

    “Në vitin 2021 kanë qenë 188 milionë qarkullim. Varësisht se si do të jenë kushtet që do të krijohen do ta presim vitin 2022 nëse do të ketë rritje të TVSh-së. Ne do të ballafaqohemi me pandeminë edhe në vitin 2022. Nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi ne do t’i kundërshtojmë dhe do t’i rrisim ashpër qëndrimet tona me anë të protestave”, tha Vranica./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka deklaruar se ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi e shohin...
    Lajme15 Janar 2025
    Avokati që përfaqëson familjen e Liridona Ademaj, Leutrim Syla, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj katër personave për vrasjen e 30-vjeçares....
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në takime me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe “Kalabri”...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.