×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është numri i mjekëve kosovarë që vdiqën nga COVID-19

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Viti 2020 do të mbetet në historinë e njerëzimit, për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërsa kjo betejë vazhdon edhe në këtë fillim-vit, me shpresën që vaksinimi të tregojë rezultate.

    Por, heronjtë e kësaj lufte, pa dyshim mbetën punonjësit shëndetësorë, të cilët janë më të rrezikuarit, për shkak të kontaktit të drejtëpërdrejtë me të infektuarit.

    Vetëm në vitin që lamë pas, në Kosovë, u infektuan mbi 3300 punëtorë shëndëtësorë, ndërsa vdiqën 16 mjekë.

    Oda e Mjekëve të Kosovës, për indeksOnline, ka treguar edhe emrat e të gjithë mjekëve që s’i bën ballë virusit COVID.

    “Deri me datë 28 dhjetor janë të infektuar me COVID-19 mbi 3300 punëtorë shëndetësor, ku 1142 prej tyre janë mjekë. 16 mjekë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, të cilët kanë qenë aktiv në dhënjen e shërbimeve shëndetësore.

    Emrat e tyre janë si mëposhtë:

    ·        Dr. Fadil Zuka

    ·        Dr. Ali Tolaj

    ·        Dr. Sylejman Rexhepi

    ·        Dr. Lulzim Kolgjeraj

    ·        Dr. Kujtim Zarari

    ·        Dr. Feti Hetemi

    ·        Dr. Burim Krasniqi

    ·        Dr. Minafir Beshiri

    ·        Dr. Safet Idrizi

    ·        Dr. Sedat Hoti

    ·        Dr. Zenel Kabashi

    ·        Dr. Gëzim Berisha

    ·        Dr. Nijazi Ahmeti

    ·        Dr. Nexhip Berisha

    ·        Dr. Afrim Tasholli

    ·        Dr. Sylejman Dulla

    Ndryshe, me datë 30 Korrik Këshilli Drejtues i OMKsë ka marrë Vendim që të dhurohen mjetet financiare të dedikuara për familjet e mjekëve që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin COVID-19, në shumë prej 1,000.00 € për secilën familje, me të cilët Oda e Mjekëve është në kontakt të vazhdueshëm.

    Gjithashtu me iniciativë të Odës së Mjekëve të Kosovës me mbështetjen e odave tjera të profesionistëve shëndetësor është marr iniciativa për ngritjen e obeliskut kushtuar punëtorëve shëndetësor për punën dhe angazhimin e tyre gjatë pandemisë.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.