Adhurues të shumtë mbetën në shok pasi Rege-Jean Page u largua nga seriali ‘Bridgerton’. Për disa, ai ishte e vetmja arsye që ata shikuan serialin, kështu që ata donin të ngrinin një padi për këtë arsye.
Me sa duket, një rol i ri i fortë e pret atë. Rege-Jean Page 31-vjeç ndihet i lajkatuar sepse është një nga kandidatët kryesor për rolin e James Bond-it të ri. Sipas Bookies Coral, ai kaloi Tom Hardy dhe James Northon dhe kështu u bë favoriti kryesor.
Nëna e tij lindi në Zimbabve dhe punonte si infermiere, ndërsa babai i tij anglez ishte predikues. Ata e dërguan djalin e tyre në akademinë e aktrimit në Londër, ku ai filloi karrierën e tij./FrontOnline/