×
  • Opinione
  • Opinione

    Ky draft i Asociacionit e stimulon konfliktin e armatosur

    Milazim Krasniqi
    26 Nëntor 2023

    SHKRUAN: Milazim Krasniqi

    Pakicat kombëtare zakonisht rebelohen, në rastet kur qeveria e shumicës i privon nga pjesëmarrja në pushtet, i diskriminon në ndarjen e pasurisë, ua redukton liritë e të drejtat qytetare e kombëtare dhe u ngarkon barrë më të rëndë të obligimeve.

    Në rastin e pakicës serbe në Kosovë, kjo nuk ndodhë në asnjë segment. Serbët e Kosovës kanë pjesëmarrje joproporcionale në pushtet, duke pasur vende të rezervuara në parlament e në qeveri dhe komuna të formuara enkas për t’u qeverisë prej tyre.

    Pjesëmarrja e tyre në buxhet është pakrahasimiht më e lartë se sa kontributet për akumulimin e buxhetit.

    Ndërsa si shembull sui generis është fakti se serbët e Kosovës nuk paguajnë as shërbimët që marrin, energjinë dhe ujin e shpenzuar. Nuk paguajnë taksa, përveç në të ardhurat që marrin nga qeveria e Kosovës.

    Po ashtu planporgramet shkollore i kanë të shtetit të vet amë, të Serbisë, gjë që do të thotë se nuk ka asnjë tentativë nga qeveria qendrore që të kufizohen liritë dhe të drejtat e tyre identitare e kombëtare. Kisha Ortodokse Serbe ushtron funksione te saj në Kosovë njësoj si në Shumadi ose në rajonin e Timokut.

    Me gjithë atë pjesëmarrje enorme në pushtet dhe me ato favorizime, serbët e Kosovës janë tërësisht të pakënaqur, në fakt janë të rebeluar ndaj shtetit të Kosovës. Pse? Sepse kërkesat dhe synimet e serbëve të Kosovës nuk janë kërkesa dhe synime të një pakice kombëtare. Kërkesat dhe synimet e tyre janë për minimin dhe zhbërjen e shtetit ekzistues të Kosovës.

    Pra, ata në asnjë formë ende nuk janë pajtuar me faktin që janë shkëputur nga Serbia dhe jetojnë në shtetin e ri, në atë të Kosovës. Prandaj është rrezik t’u ofrohet ofertë gjeneroze si kjo e fundit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, e cila i ka elementet e autonomisë territoriale-politike, funksionale, kulturore dhe personale.

    Ata mund ta marrin edhe ofertën e re të Asociacionit-autonomisë, por nuk integrohen, siç nuk janë integruar as me formimin e komunave me shumicë serbe dhe me statusin e privilegjuar të Kishës Ortodokse Serbe.

    Nuk ka shans të ndalen kërkesat e tyre secesioniste as me Asociacionin e ri. Ideja që përmendi zonja Ashton se mendohej se ata do të lidheshin me Prishtinën nëpërmjet Asociacionit, është thjesht naivitet. Serbët e Kosovës e kanë një objektiv të qartë: zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe rikthimin e saj nën Serbi.

    Ky objektiv nuk ndryshon me qasjen që ka ndaj këtij problemi komuniteti ndërkombëtar, SHBA, BE, NATO. Kjo qasje vetëm sa po e ndihmon projektin e serbëve të Kosovës për ta minuar ekzistencën e Kosovës si shtet.

    Kjo qasje e SHBA, BE dhe NATO-s për formimin e Asociacionit, në fakt ka motivuar edhe rebelimin e armatosur në veriun e Kosovës të 24 shtatorit 2023.

    E vemja zgjidhje është rishikimi i qasjes së deritashme problematike të faktorëve ndërkombëtar, në këto pika: njohja e Kosovës si shtet nga të gjitha shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE-së, kërcënimi me ndryshimin e Planit të Ahtisarit përkatësisht të Kushtetutës ahtisariane të Kosovës, në drejtim të ekuilibrimit të të drejtave të serbëve dhe e treta, presionet e orkestruara mbi Serbinë, për ta eliminuarprej saj përdorimin subverziv të serbëve të Kosovës.

    Nëse nuk bëhen këto veprime, si me Asociacion si pa të, rreziku nga konflikti civil në veri të Kosovës është i pashmngshëm.

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.