×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi mblidhet edhe sot, diskutohen pikat e mbetura

    FrontOnline
    23 Nëntor 2021

    Kuvendi i Kosovës edhe këtë të martë do të vazhdojë punimet e seancës plenare të nisur të enjten e javës së kaluar ku do të shqyrtohen raportet vjetore të institucioneve të pavarura dhe pika të tjera të mbetura të rendit të ditës.

    Kujtojmë se gjatë seancës së djeshma e cila u caktua nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, pasi në Kryesi nuk pasi kuorum u miratuan rekomandimet e komisioneve funksionale përkatëse, për raportet vjetore të institucioneve të pavarura si: Propozim-vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 20211, Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020, si dhe Raportin e Auditimit të Buxhetit të Kosovës, për të cilin raportoi auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca.

    Pikat që do të diskutohen në seancën e sotme:

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

    Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

    Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

    Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

    Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

    Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

    Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, sot i ka vazhduar vizitat nëpër qytete. Sot, ai ishte në Rahovec e në...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se pas një deklarate të tij, ku përmendi bisedimet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se tre vjet të qeverisjes së Agim Aliut...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Fituesi i Big Brother Vip të vitit të kaluar, Lumbardh Salihu, pritet që të aderoj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Siç mëson...
    Vip23 Tetor 2024
    Ashtu siç u paralajmërua, Fero hyri në shtëpinë më të famshme në vend “BBVK3”. Ai erdhi në këtë reality-show për t’i befasuar...
    Vip23 Tetor 2024
    Pëlqyeshmerinë ndaj saj e tregoi pa hezituar. E, se e ka seriozisht, Kevini po mundohet t’ia dëshmojë Anës në çdo formë, njofton...
    Vip23 Tetor 2024
    Burimi ka ndarë disa momente nga udhëtimi i tij në Mekë. Ai i ka rrëfyer Besfortit ngjarjet që i kanë ndodhur gjatë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Këtë javë në Uashington, Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi për të çuar përpara bashkëpunimin strategjik ekonomik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.