×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja në rolin e avokatit të Presidentit

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës i është drejtuar një forumi të Komisionit të Venecias, me kërkesën për të marrë opinione rreth rastit që e ka në shqyrtim, e që lidhet me mandatarin për formimin e qeverisë së re të Kosovës. Pyetjet orientojnë vendimmarrjen kah rrëzimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).

    Anëtarët e Forumit të Venecias – një mekanizëm i brendshëm që ofron shërbime për vendet anëtare dhe gjykatat e tyre, të cilave ua përcjell përvojat nga shtete të ndryshme – nuk janë pyetur fare nga Gjykata për kushtetutshmërinë e Dekretit nr. 24/2020 të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e bën të propozuarin e Lidhjes Demokratike (LDK), z. Avdullah Hoti, mandatar për formimin e Qeverisë së re, ani se kjo parti nuk është fituese e zgjedhjeve të fundit, shkruan KOHA.

    Një burim i gazetës në Kushtetuese i ka thënë gazetës të premten se formulimi i pyetjeve nga gjykata është sikur të bëheshin nga ndonjë avokat i presidentit Thaçi.

    “Në letrën që është dërguar në ‘Venice Forum’, kërkohen opinione në pyetjet që po i parafrazoj: A duhet të shkohet domosdo në zgjedhje pas një mocioni mosbesimi kundër Qeverisë dhe a mundet Kuvendi të formojë qeveri me shumicë tjetër parlamentare nga ajo e dalë nga zgjedhjet”, ka treguar ky burim. “Pyetjet e paragjykojnë rezultatin, sepse problemi nuk është a formohet qeveria a jo pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit e as nëse Kuvendi mund të formojnë një qeveri tjetër që nuk reflekton shumicën zgjedhore. Dihet mirëfilli se çdoherë mund të vijë deri të formimi i qeverisë së re pas mocionit të mosbesimit dhe çdoherë një Kuvend deri sa ta shpërndajë vetveten, mund ta themelojë një qeveri të re që reflekton raportin e forcave politike në Kuvend”.

    Ky burim ka treguar edhe për përgjigjen që pritet nga Venecia.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.