×
  • Lajme
  • Lajme

    Kushtetuesja ndërpret procesin ndaj Thaçit për deklaratën “për moszbatim të masave të Qeverisë Kurti”

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta ndërprejë procesin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaqi, i cili pretendohej se kishte shkelur Kushtetusen në një deklaratë për media, shkruan Front Online.

    Ky rast ishte iniciuar nga Vetëvendosja deklaraten e Thaçit “s’janë të obliguar të respektonin vendimin e Qeverisë Kurti” e konsideronin si shkelje.

    Në një njoftim të Kushtetueses, theksohet se pasi që Thaçi ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit dhe se nga deputetët e Kuvendit ishte kërkuar kushtetutshmëria e veprimit të Presidentit, “Gjykata më nuk ka rast para vetes”.

    Më 23 mars, pak orë pasi Qeveria Kurti kishte vendosur për masat e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, presidenti Thaçi përmes një konference të jashtëzakonshme kishte thënë se vendimi ishte shkelje flagrante e Kushtetutës. Ai kishte thënë se vendimi për kufizim të lirisë së lëvizjes mund të bëhej vetëm me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të zbatonin “vendimin antikushtetues”.

    Gjykata urdhëron ndërprerjen e procedurave të iniciuara në pajtim me këtë rregull në rast se para nxjerrjes së vendimit të saj, Presidenti i Republikës së Kosovës ka dhënë dorëheqje ose ka ndërprerë mandatin e tij/saj.”

    Si rrjedhojë e kësaj rrethane të re dhe bazuar në faktin se kërkesa është dorëzuar në bazë të nenit 113, paragrafit 6 të Kushtetutës, me ç‘rast parashtruesit e kërkesës kontestuan kushtetutshmërinë e veprimit të Presidentit përmes Deklaratës së tij të dhënë më 23 mars 2020 dhe rrjedhimisht, ndërlidhet me kërkesën për konstatimin e një shkelje serioze që do të mund të rezultonte në shkarkimin e Presidentit, ndërsa Presidenti më nuk ushtron këtë detyrë, Gjykata bazuar në rrethanat e krijuara pas dorëzimit të kërkesës nga parashtruesit e kërkesës, si pasojë e dorëheqjes së Presidentit dhe në përputhje me nenin 113.6 të Kushtetutës, me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 59 dhe 75 (5) të Rregullores së Punës konstatoi se, më nuk ka rast para vetes dhe rrjedhimisht, njëzëri vendosi për ndërprerjen e procedurave të shqyrtimit të mëtejmë të kërkesës, thuhet ne njoftimin e gjykatës.

     

     

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin për ndeshjen kundër Qipros. Foda ka mungesën e Zhegrovës, Muslijës e Muriq që janë përjashtuar dje,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në Vilnius për një vizitë zyrtare. Ai shkroi në Facebook se atje e vlerësoi mbështetjen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Një mal kritikash i ka drejtuar së fundi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, ndonëse me këtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.