Një debat sonte në natën ‘Prime’ ka ndodhur mes Alaudimit dhe Blerandos, ku ky i fundit e ka akuzuar moderatorin se nuk e ka parë videon e situatës së tij me Metin.
Alaudini e ka kundërshtuar, duke i treguar se si është nxjerrë ajo video, përcjell Klankosova.tv.
“S’e paske pa videon Dini, sinqerisht”, është shprehur Blerando.
“Nëse ma vë në pikëpyetje a e kam parë videon apo jo, ne e kemi nxjerrë atë video, sepse është dashur të kërkojmë nëpër sisteme, resiverat qe janë të mbuluar”, ka qenë përgjigja e Alaudinit.