×
  • Vip
  • Vip

    Kush fiton BBV 4?

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 4”, Kelly dhe Xumi, ishin ditën e sotme të ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku komentuar dinamikat e ndodhura së fundmi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Kelly dhe Xumi thanë edhe emrat e dy banorëve që ata mendojnë se nesër do t’i bashkohen Rozanës dhe Laertit për në finalen e madhe që do të mbahet më 19 prill.

    Të pyetur se cili nga banorët i ka surprizuar në këtë “Big Brother” që nga dita 1 e deri më sot, Kelly tha:

    “Janë disa. Eglin e prisja më të qetë, më ka surprizuar te pjesa e debateve, gjithmonë për mirë”.

    Ndërkohë Xumi kësaj pyetje iu përgjigj:

    “Për keq me thënë të drejtën më ka surprizuar Rozana, e kam thënë edhe aty brenda. Sjellja që ka bërë ajo në këtë Big Brother, nuk është Rozi që njoh jashtë. Unë kam pasur marrëdhënie pune me të shumë të gjatë, gëzoj respekt se në fund të ditës edhe ajo aktore është, thjesht ka zgjedhur mënyrën e gabuar të aktrimit aty brenda. Rozana më ka surprizuar jo për keq, po nuk ndihem si më parë për të. Kurse Gerta më ka surprizuar për mirë, jashtë mase. Për mua ka përballuar shumë më shumë seç mund të përballojë një banor”.

    Ndërsa pyetjes se ‘kush fiton?’, Xumi dhe Kelly thanë emra të ndryshëm.

    “Mendoj Gjesti”, u përgjigj Kelly, e nga ana tjetër Xumi tha: “Rozana”.

    Nga Rubrika
    Vip10 Maj 2025
    Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka treguar se si po e kalon këtë fundjavë. Nga...
    Vip10 Maj 2025
    Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari ka brë një deklaratë të bujshme në faqen e saj të Instagramit. Ajo ka thënë se...
    Vip10 Maj 2025
    Ish-finalistja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka bërë një paraqitje joshëse së fundmi. E veshur me...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Maj 2025
    Një anije kozmike sovjetike e epokës së Luftës së Ftohtë, e nisur më 1972 me qëllim eksplorimin e planetit Venus, ra në...
    Lajme10 Maj 2025
    Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar rëndë ndaj mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në ambientet e Universitetit...
    Lajme10 Maj 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në një reagim ka shprehur zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një...
    Lajme10 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila është përfaqësuese e mbi 700 bizneseve të sektorëve të ndryshëm, ka shprehur shqetësim  lidhur me...
    Lajme10 Maj 2025
    Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë për Gjykatën Speciale të Hagës në Gjykatën Evropiane për...
    Lajme10 Maj 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke caktuar kështu masën e paraburgimit ndaj të pandehurit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.