Në mëngjesin e të enjtes, një kosovar ka mbetur i vdekur në Zvicër.
Sipas raportimeve deri te vdekja e tij ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje familjare në një apartament në rrethin 2 të Cyrihut.
Reporteri.net merr vesh se aty ka mbetur i vdekur 47 vjeçari M.Berisha nga Gjakova.
Përpos Berishës të plagosura kanë mbetur edhe dy gra, njëra e moshës 50 dhe tjetra e moshës 18 vjeçare.
Kosovari raportohet se ka drejtuar një biznes të makinave për 20 vjet.
Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, prapavija dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta. Ato janë objekt i hetimeve të vazhdueshme nga zyra e prokurorit publik, Instituti për Mjekësinë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë thirrur për të siguruar provat.