×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush do ta përfaqësojë Kosovën në takimin e shtatorit në Washington, flasin nga Kryeministria

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Delegacioni i Kosovës që do të shkojë për bisedime në Shtëpinë e Bardhë ende nuk është caktuar. Por, për shkak të telasheve me takimin e Brukselit, rreth përfaqësimit, kjo temë me siguri se do të shtohet për diskutim në takimin e së hënës kur mblidhen liderët e koalicionit, të cilët do të trajtojnë edhe mospajtimet tjera.

    Zyra e Kryeministrit për Gazetën Express ka lënë të kuptohet se delegacioni do të reflektojë përbërjen e partive të koalicionit.

    Megjithatë, Gazeta mëson se kryeministri Hoti do të marrë me vete Skënder Hysenin, të cilin, në pajtim me presidentin Thaçi, i kanë dhënë një detyrë për dialog. Pjesë e delegacionit pritet të jetë edhe njeriu i Ramush Haradinajt në Qeveri, ministri Selim Selimi.

    Kanë mbetur rreth dy javë deri të përballja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa pala kosovare zyrtarisht thotë se akoma nuk ka caktuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit.

    Takimi në Uashington mund të shtyhet për dy ditë, megjithatë një gjë është e konfirmuar, mbajtja e tij.

    Nga Zyra e Kryeministrit Hoti thonë se akoma nuk është janë caktuar se cilët zyrtarë shtetërorë e shoqërojnë Hotin, por, me gjasë, ai do të marrë ndonjë ministër të kabinetit, që vjen nga partnerët qeveritarë.

    “Akoma nuk është caktuar, por me kryeministrin sigurisht se do të shkojë ndonjëri nga ministrat. Mund të jetë dikush nga partnerët e koalicionit. Ndonjë këshilltar i Kryeministrit. Por me emra, nuk janë caktuar akoma”, ka thënë Xhavit Beqiri, këshilltar për media i Kryeministrit Hoti.

    Pjesë e delegacionit do të jetë koordinatori i emëruar nga Qeveria për dialogun me Serbinë, Sksnder Hyseni.

    Prej që presidenti Hashim Thaçi iu bë publike nga Prokuroria Speciale se ndaj tij është dorëzuar aktakuzë – akoma e pakonfirmuar – për krime lufte është tërhequr krejtësisht nga përfaqësimi i vendit.

    Presidenca nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Express që nga java e kaluar për delegacionin.

    Brenda AAK-së thonë se nuk e kanë folur kë e dërgojnë në Washington, por me gjasë me Hotin shkon ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ishte pjesëmarrës edhe në disa takime me shefin e Qeverisë në Bruksel, kur rifilloi dialogu me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Selimi përsërit vazhdimisht se shefi i partisë së tij, Ramush Haradinaj, e ka caktuar si përfaqësues të AAK-së në Qeveri, për dialogun me Serbinë. Ai tregoi hatërmbejtje, kur u kthye nga Brukseli, pasi Hoti nuk e mori në takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, e Selimi thoshte se ndihej i painformuar.

    Ndryshe, të hënën mbahet takimi i partnerëve të koalicionit qeverisës, pra LDK-së, AAK-së, Nismës e minoriteteve, e aty pritet të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë.

    Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

    Takimin, që Grenell pati njoftuar se mbahet me 2 shtator, e organizon Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

    Ky takim do të shtyhet për dy ditë dhe se burimet diplomatike i kanë thënë gazetës se arsyeja e shtyrjes është mundësia që edhe presidenti Trump të marrë pjesë në takim.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, për Front Online, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për mosshfrytëzimin e të drejtës...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...
    Vip08 Janar 2025
    Xheneta ka konfrontuar Leo-n për ofendimin që i ka bërë mbrëmë teksa e konsideroi ”Gold Digger”. Ajo u shpreh se asnjëherë nuk...
    Vip08 Janar 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Anisa, ka shkaktuar reagime me qëndrimin e saj ndaj vendimit të Gjestit për t’iu bashkuar “Big...
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.