×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari për vrasjen e gruas në Pejë: Kjo është alarmante, denimi maksimal është minimumi për vrasësit

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe se tregon për çrregullim të rëndë social.

    “Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë. Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet. Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar”, ka shkruar Kusari-lila në Facebook.

    Postimi i plotë i Kusarit:

    Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë.

    Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj.

    Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë.

    Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet.

    Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar.

    Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë.

    Ngushëllime familjes të së ndjerës për humbjen e madhe!

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Fillimisht, Qeveria ka miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është jurist me profesion, ditë më parë tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Me rastin e 20 vjetorit të raundit më të madh të zgjerimit të BE-së, flamujt e 10 vendeve që iu bashkuan Bashkimit...
    Sport30 Prill 2024
    Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor thotë se ai “nuk është një tifoz i madh” i Kai Havertzit, për të cilin ai beson...
    Sport30 Prill 2024
    Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe...
    Vip30 Prill 2024
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja Tito solli në jetë vajzën të cilën çifti...
    Sport30 Prill 2024
    Liverpooli pritet të ketë një afat kalimtar veror mjaft të ngarkuar, që do të jetë e para pa Jurgen Kloppin në krye...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.