×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila flet sikur të kishte hyrë në politikë në vitin 2021, godet ish-qeveritë në mbledhjen e VV-së

    FrontOnline
    05 Tetor 2024

    Kryetarja e partisë së vogël “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila, të cilës Kurti ia kishte besuar drejtimin e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, ka folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së që është mbajtur sot në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

    Kusari-Lila ka folur për fitoren që ka korrur Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit duke goditur ish-qeveritë e kaluara për keqqeverisje dhe për ndëshkimin që kanë marrë në zgjedhjet e vitit 2021.

    “A mendoni se ata që ishin më parë, e që e kanë marrë përgjigjen brutale nga qytetarët e Republikës munden me i realizu këto kërkesa. Nuk ka funksionu ai modeli i klientelizmit, i rregullimit të një punësimi familjar, i rregullimit të një tenderi për grupe të interesit, nuk ka funksionuar. Njëra 17 %, njëra 11 %, njëra 18 %, pastaj një zbrastirë e madhe deri në 51 %”, ka thënë Kusari-Lila, raporton Gazeta Express.

    Ajo ka drejtuar edhe pyetje ndaj ish-qeverive duke iu thënë se a janë “divorcuar nga ajo politikë”

    “Një përgjigje e dua. A jeni divorcuar ju nga ajo mendësi që qytetarët thanë se nuk e duan”, ka deklaruar Kusari-Lila.

    Kusari-Lila ka bashkëpunuar pothuajse me të gjitha partitë që kanë qeverisur me Kosovën në të kaluarën. Në vitin 2009 kishte qenë kandidate për kryetare të Gjakovës në kuadër të AKR-së së Behgjet Pacollit.

    Pasi kishte humbur këto zgjedhje lokale, ajo ishte zgjedhur zëvendëskryeministre dhe ministre në Qeverinë e Hashim Thaçit në vitin 2011. Pas dy viteve, Kusari-Lila kishte vendosur që të rikthehet përsëri në garën për Gjakovën, duke u bërë kështu kryetare në vitin 2013.

    Pasi kishte përfunduar një mandat si kryetare e Gjakovës, Kusari-Lila kishte arritur që të bëhej deputete e Kuvendit të Kosovës në kuadër të koalicionit me LDK-në, që atë kohë drejtohej nga Isa Mustafa.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme05 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ia “ka lidhur këmbët” Kosovës me marrëveshjen...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para anëtarësisë së LVV-së në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur edhe...
    Lajme05 Tetor 2024
    “Dhe pikërisht ashtu siç e patëm paraparë liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin. Përkundrazi, ka njerëz...
    Të tjera
    Lajme05 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris. Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që drejton ka folur edhe për mospajtimet që...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes pasi foli për, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë së...
    Lajme05 Tetor 2024
    Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Ai theksoi...
    Lajme05 Tetor 2024
    Blerta Kllokoqi Rugova, gruaja e djalit të ish-presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ishte e ftuara e radhës në podcast-in e...
    Lajme05 Tetor 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar mbrëmë në fshatin Ngucat të Malishevës, ku ka takuar disa nga banorët e atij fshati....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.