×
  • Lajme
  • Lajme

    Kusari-Lila: Alternativa do të jetë pjesë e listës së VV-së në zgjedhjet e ardhshme

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se subjekti që ajo udhëheqë edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm do të vazhdoj të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Derisa e quan të vonuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e Ethem Arifit, Kusari-Lila thotë se 17 ose 24 janari mund të jenë data se kur mund të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

    “Me Lëvizjen Vetëvendosje si Alternativë kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe ky bashkëpunim është zgjeruar edhe në nivel lokal, nuk kemi bashkëpunuar vetëm në nivel qendror dhe me politikat e nivelit qendror. Ka pasur koordinim dhe lidhje shumë të mirë edhe të degëve tona dhe unë besoj që e kemi rrugën e hapur dhe dakordin e përgjithshëm që të vazhdojmë në bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje. Natyrisht që për ne është shumë e rëndësishme që si subjekt të jemi të njohur dhe të ketë një formalizim të bashkëpunimit se çka ka munguar në zgjedhjet e kaluara. Gjithsesi që përkundrejt pozicioneve politike e shohim tepër të rëndësishëm vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontributin për një të ardhme dhe një qeverisje kredibile dhe të përgjegjshme për qytetarin.”, tha ajo.

    Përkundër situatës me pandeminë, Kusari-Lila thotë se 17 ose 24 janari duhet të jenë datat kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet.

    “Uroj që me konsensus të të gjitha partive zgjedhjet të përcaktohen sa më parë, çfarëdo shtyrje e procesit zgjedhor do të jetë ngarkesë edhe për qytetarët por edhe për proceset të cilat po presin dhe natyrisht që sa më parë që organizohen zgjedhjet e dimë se nuk e kemi fushatën klasike, nuk do ketë tubime, do jetë në masa mjaftë të kufizuara sipas rekomandimeve të IKSHP-së prandaj sa më parë të bëhet kjo datë aq më mirë. […] Duke i marrë parasysh festat e fundvitit dhe afatet e tjera mund të jenë ose me 17 janar nëse dakordohen ose më 24 janar, njëra prej të dielave e treta ose e katërta e muajit janar”, u shpreh kryetarja e Alternativës.

    Kusari-Lila për KosovaPress e ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çka tha se është vendim i vonuar, por i cili ka treguar se Qeveria Hoti ka qenë jo legjitime.

    “E konsideroj si vendim tepër të vonuar është dashur që vendimi të merret më herët, pa folur për cilësinë e vendimit do thotë se çka përmban vendimi një situatë e tillë është dashur të ketë gjykimin apo aktvendimin e gjykatës shumë më herët. Në ndërkohë kemi pasur krizë pas krize e cila e ka karakterizuar Kosovën si në aspektin shëndetësor ashtu edhe ekonomik një mungesë totale të koncentrimit dhe seriozitetit të qeverisë që tashmë doli se ka qenë jo legjitime dhe ilegale si dhe pasoja të mëdha në shëndet dhe në numër të personave që kanë ndërruar jetën”, tha Kusari-Lila .

    Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të refuzuar kërkesën e Hashim Thaçit për të...
    Lajme18 Mars 2025
    Ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është mbajtur sot në Burojë të Skenderajt në orën...
    Lajme18 Mars 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar ankesën e kandidatit për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Agron...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Presidenti turk Recep Tayip Erdogan pret që Rusia të pranojë një propozim armëpushimi për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, i shkaktuar...
    Lajme18 Mars 2025
    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas akuzës së Lidhjes Demokratike të Kosovës se partia e tij po i bën...
    Lajme18 Mars 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pasi zyrtarë të partisë kanë ngritur pikëpyetje rreth votave që LDK ka marrë nga diaspora...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, nesër do ta pres në takim presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Ashtu siç edhe njoftohet, takimi...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Përpara bisedës së tij telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, Vladimir Putin ka folur me bizneset ruse dhe u ka thënë atyre...
    Lajme18 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.